Erdhi nga Zvicra për pushime në Golem, hajdutet i marrin lekët e makinen

Aktualitet

plazh-drNdërkohë që kjo e shtunë ka nisur me një trafik shumë të ngarkuar në disa zona të vendit si aksi Laç-Lezhë apo Unaza e Fierit, pushuesit e shumtë duhet të bëjnë kujdes. Pre e hajdutëve nuk po bien vetëm vilat e zyrtarëve. Një pushues kosovar, që kishte ardhur nga Zvicra për të pushuar në Golem, ka rënë pre e hajdutëve.

Sipas gazetës Panorama, ai ka dalë në një nga lokalet e natës, por kur është kthyer e ka gjetur banesën e tij të vjedhur. Hajdutët i kanë marrë celulari iPhone6, 1200 euro, por edhe makinën që kishte të parkuar pranë banesës. Policia thotë se 36-vjeçarit H.G. ia kanë marrë edhe makinën pasi kishte harruar çelësat brenda në banesë.

ME TE LEXUARAT