Elbasan, sekuestrohet mjeti dhe lënda drusore kontrabandë

Aktualitet

druteEfektivat  e   Komisariatit  të  Policisë  Elbasan,  në   vijim  të  punës  së  tyre  për  parandalimin   dhe  ndëshkimin  e   personave  që   dëmtojnë  pyjet,  duke  prerë   dhe   transportuar  lëndë  drusore   në  mënyrë  të  paligjshme,  kanë  bërë  arrestimin në   flagrancë  të  shtetasit Viktor  Balla,   vjeç  42,  banues  në   fshatin  Sterstan  Elbasan.

Arrestimi  në  flagrancë  i  tij,  u  bë  pasi u kap   në  flagrancë   duke  transportuar me  mjetin  e   tij   tip   Kamion   me   targa   EL 1147 B     pa  asnjë  dokument  (leje   nga  Drejtoria  Pyjore  për   prerje  apo   transport  të  lëndëve  drusore)   7m3    lëndë  drusore   të  prera   në  mënyrë  të  paligjshme,  në  pyllin  e  fshatit   Sterstan. Nga  veprimet   e  para  hetimore,    në  cilësinë  e  provës  materiale  u  sekuestruan 7m3    lëndë  drusore dhe mjeti  tip   “Kamion”   me   targa   EL 1147 B.

ME TE LEXUARAT