Debati, Vucic: S`duam "Shqipëri të Madhe". Rama: Shqiptarët aspirojnë BE-në

Politikë

rama-vucic2015Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandër Vucic, janë përballur me njëri-tjetrin, por kësaj here në një debat televiziv. Ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Fqinjësi” në Vjenë.

Dy kryeministrat fillimisht kanë folur se a është vonë që të vendosen marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve. Të dy pajtohen se është vonë, por se “më mirë vonë se kurrë”.

Ne lidhje me ndeshjen Serbi-Shqiperi, dy kryeministrat thane se dy vendet per pak sa nuk shkuan ne lufte per nje ndeshje futbolli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne do të ftojmë një numër të rinjsh që të takohen me të rinjtë shquptarë bashkërisht dhe të shkojnë në stadium jo për të krijuar probleme apo për të sharë njëri tjetrin por për të sjellë shembullin e bashkëpunimit.

Për pak sa nuk shkruam në luftë për një ndeshje futbolli", tha Rama. Vucic nga ana e tij theksoi se nuk ka të dhëna për përsëritjen e incidenteve në Elbasan Arena në ndeshjen e kthimit.

Kryeministri serb tha se nëse nuk do të ketë ndonjë punë urgjente apo me rëndësi do ta ndjekë ndeshjen bashkë me Ramën në Elbasan Arena.

Të dy kryeministrat thanë se nuk është vonë që shqiptarët dhe serbët të fillojnë ta bëjnë atë që është dashur ta bëjnë shumë vite më parë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi pse një debat mes një politikani kryesor serb dhe një shqiptar nuk është zhvilluar 25 vjet më parë. Por lë të kuptohet se edhe pas 25 vjetësh, është më mirë “vonë se kurrë”.

“Kemi mjaftueshëm përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi për 25 vjet më parë”, thotë veç tjerash Rama.

Edhe Vucic pajtohet se debati do të ishte mirë të ndodhte më parë, por se nuk duhet të “jetojmë me të kaluarën”.

“Do të ishte mirë po të kishim biseduar më parë, por nuk kam aspak problem që një pjesë të fajit edhe ta pranoj. Pse po e them këtë, sepse e di që ka edhe në Shqipëri i thonë Ramës se nuk është dashur të udhëheq një politikë të tillë. Edhe mua në Serbi mund të më thonë kështu.

Tani do të punojmë në një mënyrë tjetër, duke respektuar ata dhe popullin tonë. Unë kam qenë dhe mbetem serb krenr, ashtu si Rama që do të jetë shqiptar krenar”, ka thënë Vucic.

Zoti.Rama dhe zoti. Vuçiç a mund të kompensojmë këtë çerek shekulli dhe shumë mundësi të humbura në dekadat e fundit?

Rama: Besoj që kemi mjaftueshmërisht përgjegjësi për të mos u vonuar sot dhe nuk mund të mbajmë përgjegjësi edhe për 25 vjet përpara. Edhe pse ka të drejtë kur thotë që kjo që ndodh sot do të kishte qenë mirë të kishte ndodhur 25 vjet përpara. Por tani ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që pas 25 vjetësh të mos qajmë faktin që në 25 vjet që tani e deri atëherë nuk bëmë atë që duhej.

Vuçiç: Do të ishte shumë më mirë që të kishim biseduar shumë më përpara, por nuk e kam shumë problem që një pjesë të faji ta mbaj edhe personalisht dhe çdo gjë tjetër ta pranoj. Por do ti referohem një fjalie të Voja Zhanetiç dhe ajo është: “Të gjitha të tjerat i kemi provouar!” Pse po e them këtë? Sepse e di që edhe në Shqipëri ka shumë prej atyre që duan të bëjnë si të mençur dhe ti thonë Ramës sesi nuk është dashur të udhëheqë një politikë të tillë. Në Serbi ka shumë të atillë që do të thonë sesi jam ulur dhe po flas me të kam nënçmuar Serrbinë ose kam bërë kush e di se çka dhe do të ketë të atillë gjithmonë edhe në të ardhmen. Pasi të gjitha i kemi provuar. Kemi para sesi dhe sa ka qenë rezultati i keq, tani do të punojmë dhe do të përpiqemi në një mënyrë tjetër, duke i respektuar ata, por para së gjithash duke respektuar veten dhe popullin tonë. Unë kamqenë dhe do të mbetem serb dhe jam krenar për këtë që jam ashti si Rama që do të jetë gjithmonë shqiptar krenar.

Kryeministri Rama tha se është hapur një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk kemi shpikur këtë nismë. Ne themi gjënë e duhur kur themi që Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi, mund të bëjnë për Ballkanin atë që bënë francezët me gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimi rinor ishte një nga instrumentat e atij procesi historik që solli formësimin e BE-së dhe ne e kemi vendosur këtë”, tha Rama.

Edhe Vuçiç i mëshoi bashkëpunimit.

“Ka shqiptarë që janë racistë ndaj serbëve, ashtu siç ka serbë që janë racistë ndaj shqiptarëve. Qëndrimet raciste janë dhe nuk kanë ndryshuar tërësisht. Në mënyrë që të ndryshojmë duhet të bashkëpunojmë. Jemi dy popujt më të shumtë në Ballkanin Perëndimor dhe do të jemi edhe për 50 vite të tjera, ndaj duhet të bashkëpunojmë”, tha Vuçiç.

Njëra prej fushave më të rëndësishme ku potenciali për të përfituar dy vendet është i madh, është energjia.

“Të kemi një treg të përbashkët dhe administrim të përbashkët të energjisë, do të shikojmë që do të fitojnë të dyja palët dhe nëse ky treg është rajonal, rajoni ka potencial të shesë energji më të ulët me të tjerët”, tha Rama.

Lidhur me ndeshjen e kthimit, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ripohoi vendimin për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Rama më ka ftuar në atë ndeshje dhe unë do të shkoj në Elbasan të shoh ndeshjen, unë me flamurin serb, Rama me atë shqiptar. Pas kësaj të merremi vesh sesi ndërtuesit serbë të ndërtojnë hotele në bregdetin shqiptar, sesi të eksportojmë disa gjëra të tjera në Shqipëri dhe sesi turistët të vizitojnë dy vendet. Flasim për të rregulluar ekonomitë tona. Kjo është zgjidhja më mirë. Politika normale sjell zhvillim për rajonin, vetëm ajo. Nëse nuk ka politikë normale jemi të humbur politikisht dhe ekonomikisht”, deklaroi Vuçiç.

Kosova është ndasia e madhe mes Tiranës dhe Beogradit, por që dy kryeministrat thanë se nuk e shohin si një pengesë për të mos biseduar.

“Ka një mosdakortësi për Kosovën, por ajo që ka rëndësi është që kjo nuk është një arsye për të qenë barrikadë kundër njëri-tjetrit. Është një aspekt që na ndan pa na penguar që të bashkëpunojmë dhe vazhdojnë të hidhen hapa konkretë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, hapa që shkojnë në të mirë të një procesi që kërkon kohën e vet”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama e cilësoi si turp për Bashkimin Europian që Kosova është i vetmi vend ku njerëzit udhëtojnë me viza brenda Europës.

“Pse Kosova sot është i vetmi vend dhe i vetmi popull pa të drejtë për të lëvizur lirisht në BE? Është një turp dhe një padrejtësi që BE e mban mbyllur atje brenda, një popull që është i vetmi në Europë që nuk lëviz dot pa viza”, u shpreh ai.

Vuçiç ripërsëriti qëndrimin serb sa i takon statusit të Kosovës, por tha se ajo nuk duhet të përbëjë pengesë për të dialoguar.

Dy kryeministrat folën edhe për “Shqipërinë e Madhe”. Rama tha se ëndrra e shqiptarëve është që të jetojnë në të njëjtën hapësirë, por kjo ëndërr nuk duhet të lihet në dorë të nacionalizmave primitive.

“Ëndrra e shqiptarëve është që të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Këtë ëndërr nuk duhet t’ua lëmë në dorë atyre që ushqehen me nacionalizmin e së shkuarës. Ne jemi duke diskutuar një union ekonomik që do të transformojë gjithë hapësirën tonë të përbashkët në një hapësirë pa asnjë barrierë, njësoj si hapësira brenda BE-së. Mundësitë për të qenë bashkë janë tërësisht të tjera sot. Besoj që të gjitha këto vite të të shkuarës janë ushqim për barkun e një nacionalizmi primitiv që nuk ka lidhje me botën që kërkojnë të rinjtë që nuk kanë akoma atë që meritojnë”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se askush nuk kërkon dhe dëshiron ndryshime kufijsh në rajon.

“Unë e respektoj kryeministrin Rama dhe besoj me siguri vetëm që ai dëshiron Shqipërinë në BE. Ajo që mendoj se është më e rëndësioshme është që askush nuk dëshiron të shohë Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe apo Kroacinë e Madhe, besoj që kërkojnë shtete të suksesshme”, tha ai.

ME TE LEXUARAT