Butrint, i nxehti ngordh midhjet, Panariti: konsulenca me grupet e interesit ne shtator

Aktualitet

midhje4-296x200Mbi 90% e euglenes (fares) së midhjes në liqenin e Butrintit ka ngordhur si pasojë e temperaturave të larta në ujërat detarë që rrethojnë Lagunën e Butrintit.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti,  ka shkuar sot në qendrën e grumbullimit të midhjeve në Sarandë për të ndjekur më nga afër situatën. Ai e quajti këtë situatë një fatkeqësi natyrore dhe mjaft alarmante për kultivuesit e midhjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një takim që pati me ta në Butrint, ministri tha se vetëm 5 % e prodhimit është i gatshëm për konsum vitin e ardhshëm.

Panariti ka premtuar dëmshpërblim për kultivuesit e midhjes, fond që do të lëvrohet nga Fondi i Emergjencës. Në shtator, tha Panariti, do të bëhen konsulenca me grupet e interesit për të diskutuar që këto fenomene të mos ndodhin më.

Aktualisht, derdhja e ujërave të ftohta të lumit Bistrice në liqenin e Butrintit është në nivele maksimale për të shpëtuar midhjet e mbetura. Lajmi është bërë i ditur nga eksperte te kultivimit të midhjes.

ME TE LEXUARAT