Bregdeti ynë reklamohet edhe në Greqi: "Shqipëria do bëhet si Spanja"

Aktualitet

ksamil11Shqipëria duket vërtet tërheqëse për skandinavët, polakët dhe sigurisht nga fqinjët, kryesisht kosovarët, sidomos në gusht.

“Në vendin arkeologjik të Butrintit, pak kilometra nga Saranda, një grup turistësh nga Evropa Perëndimore ndjekin guidën e tyre. Gjermanët Bregi Bimans and János Peter me gjithë vajzën e tyre po ecnin në këtë zonë. Peter ka organizuar një tur 10 ditor në Rivierën shqiptare, siç quhet ndryshe guida e Sarandës, në anën tjetër të Korfuzit, në veriperëndim të Vlorës”.

Kështu e nis artikullin gazeta greke "Ekathimerini", duke treguar edhe njëherë, pas shumë mediave të tjera botërore, që Shqipëria është një atraksion turistik për Evropën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turistët gjermanë treguan se u tërhoqen nga Shqipëria përmes një artikulli në gazetë, që reklamonte vendin tonë si një ndër parajsat e panjohura të Evropës. Në plazhin e Sarandës, turistët mund të blejnë e suvenire.  Një pjesë e madhe preferojnë flamujt e vegjël dhe skulptura, që shiten për 1.5­3 euro.

Shqipëria duket vërtet tërheqëse për skandinavët, polakët dhe sigurisht nga fqinjët, kryesisht kosovarët, sidomos në gusht. Çmimet janë kryesisht në ulëta, ndoshta sepse vetë njerëzit që shërbejnë në restorante kanë një rrogë bazike 200 euro, por që dinë shumë mirë italisht dhe anglisht. Një gjë që turistët evidentojnë në jug të Shqipërisë është që nuk ofrohen ushqimet tradicionale, por ato të detit.

Por kosto e akomodimit nuk është shumë e ulët, shkruan gazeta. Një pjesë tjetër e turistëve, britanikë, tregojnë se kur erdhën për herë të parë në Shqipëri, na bëri përshtypje qetësia në rrugët mes qyteteve dhe ushqimi i ofruar në restorantet lokale. Por, ata theksojnë se ka mangësi të dukshme në infrastrukturën e vendit. Bob Street tregoi se pagoi 1250 euro për një qendrim 7-ditor, bashkë me biletën dhe hotelin. Rajoni i Himarës, një qytet me shumë banorë grek, pret çdo vit rreth 40.000 turistë.

Kryebashkiaku ka ndërmarrë shumë iniciativa së bashku me kryetarët e komunave të Korfuzit dhe Janinës për të tërhequr turistë japonezë, izraelitë dhe skandinav, shkruan artikulli. “Na kërkojnë destinacione të panjohura,” thonë një pjesë e madhe e turistëve, e vijojnë “a e dini? Në pak vite Shqipëria mund të bëhet si Spanja!

ME TE LEXUARAT