Berisha publikon dosjen e dërguar nga qytetari: Ja skandali me Shkollën e Policisë

Politikë

berisha-2015Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot nje "dosje apo raport" ne lidhje me abuzimet sipas tij ne pranimet e ketij viti ne Shkollen e Policise.

Sipas dokumentit te publikuar nga Berisha, raporti eshte derguar ne qytetari K.S dhe ne te pretendohet per abuzime te renda me pranimet ne Shkollen e policise.

Mesazhi i plote i Berishes ne faqen zyrtare:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te dashur miq, konkursi ne shkollen e Policise, sipas nje burimi te mireinformuar per zhvillimin e tij, ishte nje farse e neveritshme korruptive, ne te cilin nuk u zbatuan rregullat, dhe Rama me Sajmir Shullazin nderruan vendimin e qeverise ne mes te zhvillimit te tij vetem e vetem per te eleminuar te aftit, dhe qe aty te fitonin mbi bazen e mikut dhe korrupsionit ata te cilet nuk e meritonin te vishnin uniformen e policit. Duke falenderuar zotin K.S per raportin e hollesishem qe me ka derguar per kete farse te turpshme te manipuluar me ndihmen e Rames nga Tahiri, qe ndryshoi tre here fakultetin per te marre nje diplome, po e botojme me poshte raportin e tij per ata qe jane te interesuar! sb

RAPORTI: "Shkolla bazë e formimit policor “ Patrullë e Përgjithshme”, Grada inspektor

Kohëzgjatja: 6 muaj formim teorik, 3 muaj formim praktik

Numri i aplikantëve +9800

Kuota e lirë 1000 aplikantë(500 femra dhe 500 meshkuj) , ndarë në dy seksione nga 500 kursantë nga 6 muaj secili.

Konkurset dhe kriteret për pranimin në shkollën e Policisë.

1. Test me shkrim 100 pyetje 100 pikë në total. Per të vijuar më tej duhet të kalohet pragu 60 pikë që ti nënshtrohesh testeve të tjera.

2. Testi fizik. Disiplinat 300 m, 2400 m, muskuj barku, pompa, kërcim vertikal.

3. Intervista me gojë. Tri pyetje, secila nga 10 pikë, në total 30 pikë. Dy antarë në komision të cilët bëjnë vlerësimin dhe në fund mesatarja e të dy antarëve shumëzohet me numrin periodik (1.666667)

4. Renditja përfundimtare

Po cfarë ndodhi në të vërtet?!

Pragu minimal i kalimit në testi me shkrim u ul dy javë përpara se të vijohej me testimet e tjera. Arsyeja ?! Ulja e standartit për të pranuar të paaftët.

Testi fizik ?!

Në rregullore është e parashikuar me pikë, ndërsa në realitet u bë pa pikë vetëm kalues ose jo. Kjo nuk dihet, por me ketë linjë llogjikë, i pari dhe i fundit kalues janë të barabartë.

Interverista me gojë ?!

Këtu kemi të bëjmë me anën më subjektive të këtij proçesi. Dy antarë komisioni, 3 pyetje në total. Përgjigjet nuk arkivohen një asnjë vend dhe vlerësimië është subjektiv, këtu merr jetë institucioni i mikut. Maskarada më e madhe në këtë shkollë është bërë në këtë fazë të testimit. Nuk ka përgjigje sesa pikë merr, lajmërimi bëhët pas dy javësh ku duhet pritur përgjigja dhe dalja e listës përfundimtare.Provat janë në materialin vijues me një analizë statistikore.

Më poshtë po japim analizën statistikore dhe paraqitjen grafike të aplikantëve fitues sipas kategorive, të cilat mbështesin argumentin e mësipërm, duke e bërë të qartë se i gjithë “çelësi i suksesit” të vlerësimit ka qenë testi me gojë.

Nga grafiku shihet qartë se sa më shumë rritet vlerësimi me shkrim për kandidatët, aq më pak fitues me pikë të plota ka në intervistën me gojë. Pra, pikët me shkrim janë në raport të zhdrejtë me pikët me gojë.

Konkurrentë me pikë maksimale (100) me shkrim nuk ka. I renditur në vend të parë është konkurrenti Diamant Margjeka me 86 pikë (sipas listës zyrtare të afishuar). Nuk ka asnjë konkurrent në segmentin 86-100 pikë me shkrim. Janë vetëm 8 konkurrent në segmentin mbi 80 pikë.

Atëherë, si ka mundësi që të ketë 137 konkurrentë me pikë të plota me shkrim (30), nga të cilët rreth 80 % (109) janë në nivelin nga 50 deri në 59 pikë me shkrim?

Në këtë grafik spikat përsëri raposti i zhdrejtë midis pikëve me shkrim dhe atyre me gojë, pra sa më shumë rriten pikët me shkrim aq më shumë zvogëlohen aplikantët fitues me pikavarazh të lartë me gojë (28.5-29.5).

Edhe ky vlerësim ekselent me gojë iu është rezervuar përsëri aplikantëve me pikavarazh të ulët në testimin me gojë.

Kategoria midis 50-59 pikë me shkrim ka rreth 60% të fituesve me 28.5-29.5 pikë në intervistën me gojë.

Edhe në këtë grafik kemi raport të zhdrejtë midis pikëve të fituara me shkrim dhe atyre të fituara me gojë.

Logjikisht do të duhej që kolonat e pikëve me mbi 70 pikë apo mbi 80 pikë me shkrim, të kishin edhe numrin më të madh të fituesve të kësaj kategorie (27-28 pikë me gojë).

Po ashtu, edhe këtu kemi të njëjtin raport të zhdrejtë, gjë që logjikisht duhej të ishte që kolonat e pikëve me mbi 70 pikë apo mbi 80 pikë me shkrim, të kishin numrim më të madh të fituesve të kësaj kategorie (24-26.5 pikë me gojë).

Në këtë grafik paraqitet raporti në përqindje midis pikëve me shkrim dhe atyre të intervistës me gojë.

Frekuenca më e lartë në kategorinë 21 deri ne 23.5 pikë te intervistës me gojë është tek kategoria 70 – 79 pikë në testin me shkrim.

Këtu vlerësimi i bërë është afërsisht në të njëjtin trend, si në testin me shkrim, ashtu edhe në intervistën me gojë. Këtë pamje duhet te kishin afërsisht edhe grafikët e mëparshëm, duke u përputhur kategoritë.

f- SHPERNDARJA E FITUESEVE TE SHKOLLES SE POLICISE NE BAZE TE PIKEVE TE GRUMBULLUARA NE TESTIN ME SHKRIM.

Përsëri vihet re se trendi i fituesëve nuk është në rend rritës sipas pikëve me shkrim, por në rend zbritës, pra në përpjestim të zhdrejtë me vlerat e kandidatëve në konkursin me shkrim. Përderisa mesatarja minimale e fituesëve (pikët me shkrim + pikët me gojë) është 74.50 pikë (i fituesit numër 500-të) do të ishte logjike që edhe fituesit e konkursit të Policisë, të ishin nga kategoria 70 pikë e lart me shkrim. Pra, nga kollona e tretë dhe e katërt e grafikut. Në fakt ata përbëjnë vetëm 22 % të fituesve (20.4 +1.6 %). Pjesa dërmuese e fituesëve janë nga kategoria, 50 deri në 69 pikë (nxënësit midis notës pesë deri në shtatë me shkrim), gjë që do të thotë se këtyre të fundit “ju ka rënë lotaria” gjatë testimit me gojë. Përderisa limiti i poshtëm i rankimit fitues përfundimtar është 74.5 pikë, atëherë afërsisht në këtë nivel duhet të ishte edhe vija ndarëse midis humbësve dhe fituesve sipast testimit me shkrim.

Pra, konkurrentet që kishin 50-60 pikë me shkrim (apo edhe deri në 70 pikë) nuk do të mund të shpalleshin fitues.

Në fakt, rreth 90% (38.4+39.6+ rreth 10%) janë nga kategoritë nën 74.5 pikë me shkrim. 78% janë nga kategoria nga 50-69 pikë me shkrim. Logjikisht, këta duhej të ishin, pothuajse, të gjithë të skualifikuar nëse steka do të ngrihej në kuotën 74.5 pikë.

Ashtu siç del nga analiza statistikore, pika kyçe e konkursit të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka qenë provimi me gojë, në të cilin janë stimuluar, shumë konkurrentë çka tregohet qartë nga grafikët e studimit.

Hije dyshimi mbi këtë gjë hedh edhe dëshmia fakti se përgjigja e intervistës me gojë nuk ështëështë ruajtur, gjë që tregon për subjektivizëm në këtë pjesë të konkurrsit, në të cilin, ashtu si doliedhe më lart, nëpërmjet analizës statistikore dhe paraqitjes së grafikëve, janë dhënë pikët më të shumta, të cilat kanë kurorëzuar edhe fituesit. Pra ekziston vetëm një proçes-verbal i cili fakton vetëm vlerësimin por jo përgjigjen e dhënë prej aplikantit. Përgjigja ndodhet e ruajtur vetëm në memerien e antarëve të komisionit që ishin prezentë gjatë zhvillimit të intervistës me gojë.

I njëjti burim pretendon se pikët e intervistës me gojë, jo vetëm që kanë qenë subjektive, ashtu si del edhe më lart, por, mbi të gjitha, nuk kanë qenë transparente, pasi në listen përfundimtare të shpalljes së pikëve nuk është dhënë se sa pike janë marrë me gojë, por vetëm totali i përgjithshëm.

Po ashtu, i pyetur për numrin e anëtarëve të komisionit, ai thotë se ka pasur vetëm një anëtar komisioni, ndërsa nga verifikimi i procesverbalit të intervistës me gojë, rezulton të jetë firmosur nga dy persona.

Vlen të theksohet se në Rregulloren e Policisë së Shtetit Shqiptar, në nenin 18 pika 2 thuhet

“Komisioni e kryen intervistën me gojë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara dhe vendos për secilin aplikant rezultatin numerik, bazuar në një mekanizëm të miratuar vlerësimi. Mesatarja e vlerësimeve individuale të secilit anëtar të komisionit përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit.” Prania e vetëm një anëtari në komision përbën një shkelje të rregullores pasi nuk ka një mesatare vlerësimi nëse në komision është vetëm një person dhe shtohet mundësia e gabimit dhe subjektivizmit.

Vonesa në përgjigjen e intervistës me gojë është një tjetër parregullsi e këtij konkursi. Në testimin me shkrim përgjigjja u dha brenda ditës, ndërsa në testimin me gojë (që vlerësohet në çast) nuk u publikua rezultati menjëherë, por vetëm totali përfundimtar i pikëve pas 15 ditësh. Për transparencë dhe korrektesë ligjore do të duhej që rezultati i provimit me gojë të jepej menjeherë brenda ditës, pasi ky rezultat disponohej nga komisioni (në fakt një anëtar i vetëm) menjëherë pas përfundimit të testimit dhe mund të publikohej më lehtë (akoma më lehtë se provimi me shkrim që duhej vlerësuar mbas provimit, pra kërkonte një kohë). Në vështrim të nenit 19, paragrafi i dytë, do të duhej që pikaverazhi përfundimtar (rezultati i përgjithshëm) i çdo aplikanti të publikohej jo më vonë se 24 orë nga e dita e intervistës me gojë, por, gjithsesi, jo më vonë se dita e testimit të aplikantit të fundit (3 ose 4 qershor 2014). Në fakt, u publikua në datën 6 qershor 2014. Lista perfundimtare, do të duhej të perpilohej që në momentin e fillimit tëprocesit të intervistimit me gojë, dhe ajo të azhornohej çdo ditë me rezultatet e reja tëkonkurrentëve që kryenin intervistën me gojë sipas grafikut të përcaktuar.

Nga verifikimi i listës përfundimtare, del se në listën me rezultatet pas intervistës me gojë për aplikantët meshkuj mungon një konkurrent, fakt ky që konfirmon parregullsitë në këtë proces, si dhe mungesën e transparencës. Aplikanti i renditur me nr. 1559 mungon krejtësisht, gjë që do të thotë se kjo listë është e pasaktë.

(http://www.asp.gov.al/images/Formimi%20Policor/si%20te%20behesh%20polic/lista%20meshkuj.pdf)

Ky fakt konfirmon parregullsitë në këtë proces, si dhe mungesën e tranparencës. Aplikanti i renditur me nr.1559 mungon krejtesisht (lista vijon 1558-1560).

Aplikanti që mungon në atë listë rezulton se aktualisht është fitues në shkollën e Policisë. ( Ka mbaruar trajnimin 6 mujor, edhe pse ishte jashtë 250 se parë, por edhe jashtë 500. Kuota e pranimit për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme është 1000 kandidatë, të ndarë sipas gjinisë 500 femra dhe 500 meshkuj, të cilët do të ndjekin studimet të ndarë në dy grupe prej 500 kandidatësh, 250 femra dhe 250 meshkuj.)

Gjithashtu, pasaktësi vërehen në numrin real të konkurrentëve, të cilët iu nënshtruan testimit. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se morën pjesë 1774 aplikantë meshkuj, të cilët iu nënshtruan procesit të intervistës me gojë, ndërsa në listën përfundimtare rezultojnë 1759 (-1 aplikant, i cili mungon midis numrit 1558 dhe 1560).

Një tjetër problematikë e këtij procesi është një VKM e datës 2 Prill 2014 (http://www.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-dates-2-prill-2014&page=3) për “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.804, DATË 21.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR”, me anë të së cilës ndryshojnë rregullat e konkursit në mes të procesit. Pra,më datën 2 Prill del një VKM, ku ulet numri i pikëve të konkurrentëve që do të bëhen pjesë e testimit fizik, i cili do të niste më 7 Prill. Ndërkohë, data e parë e provimit me shkrim ishte 18 Marsi 2014.

Pra, kemi ndryshime të rregullave të lojës në mesin e lojës, gjë që hedh dyshime të rënda.

Sepse, nuk ka qenë e nevojshme që të ulej kuota e pranimit të aplikanteve nën nivelin e 60 pikëve të testit me shkrim. Kjo, sepse numri i aplikantëve që kishin marrë mbi 60% të pikëve në këtë test ishte mbi 900, ndërsa pas testit fizik rezultojnë 673 aplikantë fitues me mbi 60 % të pikëve me shkrim, që do të thotë se nuk kishte rrezik të mos plotësohej numri i aplikantëve fitues, pasi ishin 173 aplikantë më tepër sesa limiti i përcaktuar për t’u pranuar në shkollën e Policisë. Ndryshimi i VKM-së fut në garë sërish aplikantët me më pak se 60 pikë. Nga ky ndryshim përfitojnë 38.4 % e fituesëve të shkollës, të cilët përfituan nga bamirësia e ndryshimit të VKM-së, dhe rezultati i tyre në intervistën me gojë ka qenë perfekti me 30 pikë të plota (109 aplikantë me 50- 59 pikë me shkrim, 29.5 deri ne 28.5 pikë në intervistën e me gojë ( 52 aplikantë etj), pra duket qartë vlerësimi në maksimum ose pranë tij për t’i “dhuruar” kështu të drejtën e shkollës, duke kaluar mbi aplikantët e tjerë që kishin marrë mbi 65-70 pikë me shkrim.)

Ulja e stekës prej 60 pikë mund të kishte kuptim vetëm për gjininë femërore, dhe jo atë mashkullore, pasi në këtë rast nuk plotësohej numri i konkurrenteve (kaluan testimin me shkrim mbi 60 pikë vetëm 219 aplikante femra).

Sidoqoftë, në asnjë pikë të rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 804 datë 21.12.2007, nuk përcaktohet ky opsion.

Ndryshimi i rregullores në kohën që ishte mesi i procesit është i paligjshëm. Gara duhet të ishte përfunduar me rregullat me të cilat nisi. Pas ndryshimit të VKM-së më datën 2 Prill në konkurs u futën konkurrente të tjera femra dhe sërish kuota prej 500 fituesesh nuk u plotësua.

Pas kësaj u futën ato që kishin ngelur një herë në testin me shkrim dhe u kaluan, për të plotësuar kuotën e kërkuar prej 500 fituesesh.

Një gjë e tillë është në kundërshtim flagrant me rregulloren e Policisë së Shtetit, në të cilën përcaktohet qartë se “Aplikantët që nuk arrijnë 50 % të pikëve të nevojshme të testit me shkrim,

kanë të drejtë të riaplikojnë për t’u pranuar në Polici me shpalljen e radhës së vendeve të lira”.

Testimi fizik në këtë konkurs nuk ka pasur vlerësim me pikë, por vetëm janë përcaktuar se kush kualifikohet ose jo. Kjo nuk është bërë e ditur, pasi materiali i vetëm i servirur prej vet Policisë së Shtetit tregon të kundërtëtën. (Kopje e procesverbalit marrë nga ëebsite i Policisë së Shtetit.)

Një gjë e tillë bie ndesh me rregullat dhe kriteret e përcaktuara e të publikuara në ëebsaitin zyrtar të Policisë së Shtetit, rregulloren e testimit fizik dhe me VKM nr. 804 datë 21.11.2007, ku për çdo testim duhet të kishte pikavarazh deri në 20 pikë dhe në total, për pesë testimet fizike maksimumi i mundshëm duhet të ishte 100 pikë.

Si përfundim, mund të themi se, ashtu si del edhe më lart, premtimi i Kryeministrit Rama, por edhe i ministrit Tahiri, për një konkurs të ndershëm, profesional dhe të paanshëm, ishte vetëm një demagogji për konsum mediatik dhe publik.

Vetëm z. Rama, nëpërmjet një VKM-je të nxjerrë në mes të procesit të konkurrimit, bëhet pjesëtar i drejtpërdrejtë i parregullsisë së këtij konkursi, gjë që hedh hije të forta dyshimi për stimulim dhe ndihmesë të kandidatëve, të cilët nuk kanë arritur në fazën e parë për të marrë pikët e nevojshme për të kaluar në një fazë tjetër të konkursit.

Po ashtu, parregullsitë në listën përfundimtare të shpalljes së fituesve janë tregues i qartë i mundësisë së abuzimit.

Ne investiguam vetëm një rast përsa i përket kësaj lloj parregullsie, por kjo nuk do të thotë se ky rast është i vetëm dhe i izoluar.

Shkelja e afatit të nxjerrjes së listës përfundimtare të fituesve nuk është e qartë se për çfarë motivi dhe arsye është bërë, por ajo që dihet me saktësi është se, nëse konkursi do të ishte i rregullt dhe të vlerësohej vetëm ai që e kishte fituar me meritë, shpallja e fituesve do të ishte shumë e lehtë dhe pa asnjë lloj vonese.

Ajo që hedh hije më të shumta dyshimi dhe duket se vulos gjithçka, është ajo që doli nga analiza jona statistikore, në të cilën çuditërisht ata konkurrentë që kanë marrë pikë më të ulta në testimin me shkrim, çuditërisht janë “iluminuar” dhe kanë marrë maksimumin e pikëve me gojë, gjë që ngre pikëpyetje të shumta në korrektësinë dhe paanësinë e këtij procesi.

LISTA E KURSANTEVE TE CILET KANE FITUAR TE DREJTEN E SHKOLLES DUKE MOS JU NENSHTRUAR RREGULLORES SE PRANIMIT NE SHKOLLEN E POLICISE PATRULLE E PERGJITHSHME

1. Nertil Ago - Pa informacion

2. Marius Kapllanaj - 1007 ne renditjen perfundimtare

3. Lumjan Meta - 974 ne renditjen perfundimtare

4. Jurgen Gashi - 886 ne renditjen perfundimtare

5. Fatmir Marku - Skualifikuar për kodin tek testi me shkrim

6. Elona Ndoka (Femer) - Skualifikuar per variantin tek testi me shkrim

7. Denis Pirra - Mungon ne listen perfundimtare.

8. Andi Bishaj - 39 Pike ne testin me shkrim

9. Alban Medihoxha - 36 pike ne testin me shkrim

10. Xhuljano Prela - 1245 ne renditjen perfundimtare

11. Xhulio Dhana - 1001 ne renditjen perfundimtare

12. Simon Pashaj - Mungon ne listen perfundimtare.

13. Sali Hoshi - 40 Pike ne testin me shkrim

14. Rudan Bushi - Pa informacion

15. Romeo Gjoka - Mungon ne listen perfundimtare.

16. Rezart Isufi - Mungon ne listen perfundimtare.

17. Orlando Cela - 34 Pike ne testin me shkrim

18. Martin Malaj - 31 pike ne testin me shkrim

19. Mariglen Memolla - 39 Pike ne testin me shkrim

20. Lamireldo Tole - 1123 ne renditjen perfundimtare

21. Klejdi Saliaj - 838 ne renditjen perfundimtare

22. Klajdi Shtrembari - Pa informacion

23. Klajdi Beqiri - 1756 ne renditjen perfundimtare

24. Juljan Qordhja - 675 ne renditjen perfundimtare

25. Izmir Balliu - 1640 ne renditjen perfundimtare

26. Igli Pelivani - 614 ne renditjen perfundimtare

27. Gjergj Gjeloshi - 49 pike ne testi me shkrim

28. Geraldo Aliaj - 1750 ne renditjen perfundimtare

29. Geraldi Shametaj - 30 pike ne testin me shkrim

30. Edmond Cani - Pa informacion

31. Etlatin Hoxha - 26 pike ne testin me shkrim

32. Ervis Zogu - Pa informacion

33. Ervin Prifti - 37 pike ne testin me shkrim

34. Ermir Kodraliu - Mungon ne listen perfundimtare. Eshte nenshtruar testit me shkrim (53 pike).

35. Erlis Isufi - Skualifikuar per kodin ne testin me shkrim

36. Erjon Saliaj - 46 pike ne testin me shkrim

37. Erjon Dervishi - 984 ne renditjen perfundimtare

38. Erald Xhamani - 1521 ne renditjen perfundimtare

39. Endrin Dervishi - Rezulton i rregjistruar si aplikant, por nuk I eshte nenshtruar asnje testi.

40. Emiljano Kutolli - Pa informacion.

41. Emiljano Visha - 597 ne renditjen perfundimtare

42. Elton Daci - Mungon ne listen perfundimtare. Eshte nenshtruar testit me shkrim (62 pike).

43. Elton Dokollari - 34 pike ne testin me shkrim

44. Elmas Guri - 661 ne renditjen perfundimtare

45. Elfrid Jonuzi - 1431 ne renditjen perfundimtare

46. Eldi Muça - Pa informacion

47. Edison Duda - Pa informacion

48. Dorjan Kasa - 45 pike ne testin me shkrim

49. Donald Pirra - Mungon ne listen perfundimtare. Eshte nenshtruar testit me shkrim (74 pike).

50. Bledar Hoxha - Pa informacion

51. Besnik Palnikaj - 702 ne renditjen perfundimtare.

52. Bernard Muca - Pa informacion

53. Artur Bego - 817 ne renditjen perfundimtare

54. Artan Veizi - Pa informacion

55. Arjana Shala (Femer) - 42 pike testi me shkrim

56. Andi Shurdha - 839 ne renditjen perfundimtare

57. Amarildo Kureta - 36 pike testi me shkrim

58. Altin Farruku - 837 ne renditjen perfundimtare

59. Almarin Zeneli - 1682 ne renditjen perfundimtare

60. Ali Karaj - Skualifikuar per variantin tek testi me shkrim

61. Albion Xhemali - Rezulton i rregjistruar si aplikant, por nuk I eshte nenshtruar asnje testi.

62. Adriatik Bakaj - Mungon ne listen perfundimtare. Eshte nenshtruar testit me shkrim (78 pike).

63. Admir Lila - 1126 ne renditjen perfundimtare

Lista me emrat e meshkujve që kanë fituar shkollën jashtë kritereve ligjore, ndërsa e njëjta gjë është edhe me femrat por nuk kam patur shumë informacion të detajuar për të bërë investigim të plotë. Emrat e sipër përmendur janë porosi direkte të deputëve të PS-LSI. Ndër ta mund të theksoj Izmir Balliun (1640) ish shofer/truproje e Tom Doshit. Të gjithë emrat janë të verifikueshëm pasi kam listën e plotë të kursantëve që kanë qënë në shkollë. Kërkoj prej jush ruajtjen e anonimatit tim për këtë material. Faleminderit.

ME TE LEXUARAT