Berisha-Brace, përplasje në Facebook për hotelin në Livadh të Himarës

Politikë

hoteli-himarIsh kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Erjon Braçe kanë debatuar ashper në facebook për një ndërtesë që po ngrihet në Livadh të Himarës.

Berisha e denoncoi se hoteli i ri i “sivllezerve Rama– Kokedhima” ndërtuar me paratë e vjedhura në tatime, dogana, tendera dhe OSHEE.

Pak minuta më pas ka reaguar kryetari i komisionit të Ekonimisë, duke e quajtur gënjeshtër të një burri pa nder e dinjitet që kapërceu të 70-tat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas Braçe sjell dëshminë e tij si një frekuentues i plazhit të Livadh të Himarës tregon se godinën në ndërtim e sipër, e cila i është dukur si burg, e kishte parë në verën e 2014 dhe këtë vit ishte në po atë gjëndje.

Braçe sjell dhe bisedën me një fshatar të zonës I cili i kishte treguar se e kishte ndërtuar dikush që ka pronësi mbi tokën aty e që kishte vuajtur në burgun e Spaçit.

“Këtë më thanë të gjithë atje. Pra, ndërtuesi nuk ishte as Rama e as Kokëdhima, por një vendas,

ish i burgosur ne Spac nën diktaturë. ” thotë më tej Braçe

Braçe s’e fsheh që është i acaruar dhe shkon përtej me sqarimin kur thotë: I shkruajta këto radhë i irrituar, as për Ramën e as për Kokëdhimen, këta janë të zënë shumë e pranojnë ti mbajnë pështymat e Berishës çdo ditë. shkruajta i neveritur nga gënjeshtrat e këtij njeriu, veçmas kur është në opozite dhe, heshtja e këtyre të tjerëve. Vecmas kur kjo është politika e një partie të madhe, opozitare dhe mbaron me fjalinë e ndyrë:

“Kësaj i thonë vidh në tatime, dogana, tendera, OSHE dhe ndërto hotele të bukura në reren e Jonit!! sb”.

Genjshtra jane, por diçka në fund mbetet!!

Kjo te acaron!!

ME TE LEXUARAT