Bayern mund lehtësisht Leverkusenin

Sport

Bayern-Munich1Bayern Munich e ka fituar derbin e kësaj fundjave në Bundesligën gjermane, duke mundur Bayer Leverkusenin, me rezultat 3-0, të shtunën në “Alianz Arena”.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë janë treguar skuadër shumë më e fortë se Leverkuseni, duke krijuar shumë raste, e duke shënuar tre gola.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Thomas Muller, i cili shënoi dygolësh në minutën e 26-të dhe 60-të, golin e dytë nga pika e bardhë. Nga penalltia shënoi edhe Arjen Robben në minutën e 71-të.

Në radhët e Leverkusenit titullar ishte edhe sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi.

Bayern Munich kryeson tabelën më 9 pikë, dy më shumë së Wolfsburg e Cologne.

ME TE LEXUARAT