Basha: Rama miratoi në fshehtësi të plotë shkurtimet në buxhet

Politikë

bashaLideri i Opozitës Lulzim Basha denoncoi sot faktin se në fshehtësi të plotë kryeministri Edi Rama miratoi natën e 29 korrikut uljen e buxhetit te shtetit me afro 163 milion dollare.

“Edhe pse një ditë më pas mbajti një monolog dy orësh për ekonominë që po rritet, papunësinë që po bie dhe grupin parlamentar te PS pa asnjë të dënuar për trafiqe, nuk tha asnjë fjalë për vendimin që kish firmosur për të shkurtuar fondet e pagave dhe pensioneve dhe per te ulur investimet në shkolla, rrugë, ujësjellës dhe bujqësi:- shkruan Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke analizuar rishikimin e buxhetit, Basha shkruan se pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milione leke nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike.

Shkurtuan me 200 milionë leke asistencen per te papunet, nderkohe qe papunesia rritet perdite.

Sipas lideri të Opozitës është ulur me 2 miliardë lekë kreditimin për energjinë ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike, janë ulur me 2.67 miliarde leke investimet ne ujesjelles-kanalizime.

Basha thekson se janë shkurtuar me 1.3 miliarde leke investimet në arsimin e mesëm. Dhe me 1.79 miliarde lekë investimet në rrugë .

Sipas Bashës ky është rezultat i qeverisjes së korruptuar Rama-Meta, që

vjedhin taksat dhe doganat per vete dhe shkurtojnë fondet për qytetarët.

ME TE LEXUARAT