Ban Ki Moon: Vonesa e Gjykatës Speciale minon imazhin e Kosovës

Kosovë&Rajon

BAN KI MOONVonesa në krijimin e Gjykatës Speciale ‘minon imazhin e Kosovës për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie’.

Kjo theksohet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që paraqet zhvillimet në tre mujorin e fundit në Kosovë dhe që do të merret sot në shqyrtim.

Por Raporti përfshin periudhën e zhvillimeve nga 16 prilli deri më 15 korrik dhe u ishte dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, para se të votohej miratimi i amendamentit për Gjykatën nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova përfaqësohet në këtë mbledhje nga ministri i jashtëm Hashim Thaçi ndërsa Serbia nga homologu i tij Ivica Daçiç.

ME TE LEXUARAT