Avioni i rrëzuar në Angli, në pronësi të familjes së Bin Laden, vdes njerka dhe motra

Bota

avioniAvioni i rrëzuar një ditë më parë në Britani që shkaktoi 4 viktima ishte në pronësi të familjes së Bin Laden. Mediat britanike shkruajnë se piloti dhe tre pasagjerët që ndodheshin në bord humbën jetën, pas përplasjes së avionit në tentativë për tu ulur në aeroportin privat të Hampshire. “Daily Mail” shkruan sot se mes viktimave ishte njerka dhe e motra e Bind Laden.

Aksidenti ndodhi pranë një panairi makinash dhe sipas policisë vendase, nuk pati viktima të tjera nga përplasja e avionit me tokën.

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, avioni i rrëzuar ishte i tipit Phenom 300 me kapacitet rreth 9 persona në bord, ndërsa kushtonte rreth 6 milionë paund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas autoriteteve vendase, fluturimi u ngrit nga aeroporti Milans, Malpensa. Pas përplasjes me tokën, mediat shkruajnë së mbërritën në kohë forcat e ndihmës së shpejtë, por pa mundur të shpëtonin të aksidentuarit.

ME TE LEXUARAT