Arrestohet 31-vjecari nga Tropoja, mbante një thes me armë

Aktualitet

armeeePolicia e Tropojës ka goditur një rast të trafikut të armëve dhe municioneve, duke sekuestruar tre armë zjarri dhe duke prangosur një 31-vjeçar.

I arrestuari është shtetasi Binak Gjoçaj, 31 vjeç, banor i Llugajt në Tropojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është arrestuar në flagrancë në afërsi të banesës së tij me një armë zjarri automatike dhe një mitroloz të futura në një thes.

Gjatë kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë gjahu paleje si dhe një sasi e konsiderueshme fishekës dhe municionesh luftarake.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municioneve luftarake‘./ T.CH

ME TE LEXUARAT