Xherdan Shaqiri merr ofertë nga Gjermania

Sport

Xherdan-Shaqiri-287x200Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri pritet të kalojë te Schalke 04 gjatë ditëve të ardhshme, pas ardhjes së Stevan Jovetiçit në Inter.

Sipas portallit italian‘calciomercato’, klubi gjerman tashmë e ka bërë hapin e parë për Shaqirin, duke bërë ofertë prej 3 milionë euro për një vit plus bonuset, derisa kontrata pritet të jetë 4 vjet e gjysmë, aq sa e kishte Xherdani te Interi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do të vendosë ta pranojë ofertën e klubit gjerman apo do të presë ndonjë ofertë tjetër.

ME TE LEXUARAT