Vrasja e turistëve cekë në Shkodër, identifikohen viktimat, RENEA kërkon autorët

Aktualitet

policia-shkoderPolicia e shtetit ka zbarkuar ne Shkoder pas ngjarjes se rende te ndodhur mbremjen e te premtes ku grabitesit kane vrare e masakruar dy turiste ceke ne zonen e Shkodres teksa udhetonin per ne Theth.

Ne Shkoder jane derguar forcat speciale RENEA qe po kerkojne autoret e krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne nje informacion paraprak, policia shqiptare shprehet:

Më datë 03.07.2015, rreth ores 20.00  kemi marre nje telefonate  nga nje shtetas ne vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postrribe ne rruge kryesore eshte nje mjet me dy shtetas te huaj (Çek) nje djale dhe nje vajze te vrare me arme zjarri automatik.

Ne vendin e ngjarjes jane nisur forcat e policise. Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore beri te mundur  identifikimin e viktimave te cilat rezoltojne se jane  shtetas Çeke dhe jane vrare me arme zjarri:

MICHAEL  SVATOS 27 vjeç, SUFICE

ANNA KOSINOVA 36 vjeçe, KLANDO

Targa e mjetit te shtetasve Çeke  4P8 : 9798

Në automjet është gjetur një arme automatik , jashtë automjetit eshte gjetur nje kreher rreth 30 m larg, 2 gezhoja rreth 10 m nga kreheri.

Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur drejtoret e pergjithshem te policise Ardian Ćipa dhe Altin Qato si dhe grupet e Fnsh ku do krihet e gjithe zona.

Po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe evidentimin dhe kapjen e autoreve.

Policia tha se dyshohet se njeri nga autoret mund te kete qene duke udhetuar me viktimat. "Po vijon kqyrja e automjetit i cili eshte ne gjendje te permbysur", theksuan burimet zyrtare.

ME TE LEXUARAT