Vrasja e Lamajt, Frroku nga arratia kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Aktualitet

mark-frroku2015Nga arratia biznesmeni Arben Frroku u ka kërkuar avokatëve të tij të bëjnë rekurs të vendimit të Apelit që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Lamajt, kërkese e cila është dorëzuar në Gjykatën e Lartë të martën.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Frrokun për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj shkurtin e 2013-ës. Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila e coi cështjen në shkallën e dytë të drejtësisë, ku Apeli e gjeti fajtor vëllain e deputetit kristian demokrati Mark Frroku, dhe e dënoi me burg përjetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shtator pritet të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese në Gjykatën e Lartë që do të shqyrtojë kërkesën e Frrokut e do të dalë më tej me një vendim të formës së prerë.

Arben Frroku aktualisht është në arrati dhe Interpoli e ka shpallur në kërkim. Biznesmeni mundi t’ia “hedhë” duke u larguar nga Shqipëria disa ditë para se Gjykata e Apelit ta dënonte me burgim të përjetshëm.

 

ME TE LEXUARAT