Vlorë, zbulohen tri parcela me 900 rrënjë drogë, asnjë i arrestuar

Aktualitet

kanabis2015Policia e Vlorës njoftoi sot se gjatë një kontrolli të ushtruar Kundër Kultivimit te Bimëve Narkotike, ka

zbuluar dhe asgjësuar 15-Parcela me 917-bimë narkotike “Canabis-sattiva”, në 3-fshatra të Vlorës!

Konkretisht:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne fshatin Gorisht, në lagjen “Haderaj” përgjatë përroit me bimësi të dendur, janë konstatuar 6 - parcela me 480 - bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.

Në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur “Maja e Kishës”, janë konstatuar 5 - parcela me 247 - bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 140 cm.

Në fshatin Lapardha, në vendin e quajtur “Qerime” jane konstatuar 4 - parcela me 190 - bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.

Ne lidhje me keto raste, policia thekson se u krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie. "Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve", thuhet ne deklarate.

ME TE LEXUARAT