Vlorë, Kryetari i Gjykatës heq dorë nga dosja e Shpëtim Gjikës

Aktualitet

ardian-leka-shpetim-gjikaNje zhvillim i papritur ka ndodhur ne gjykaten e Vlores ne procesin gjyqesor ndaj ish-kryetarit te bashkise se ketij qyteti. Kryetari i gjykates se Vlores, njeheresh anëtar i trupit gjykues në çështjen “Gjika” është tërhequr nga procesi.

Terheqja e gjyqtarit Skender Haluci eshte bere nga gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut me motivacionin se ka konflikt interesi. Kjo ka bërë që të kërkohet short tjetër për treshen që do të gjykojë ish-kryebashkiakun e Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shortin e hedhur më datë 17 qershor të këtij viti, për gjykimin e Gjikës u zgjodhën gjyqtarët, Laurent Fuçia, Anastas Shehu dhe Skënder Haluci.

Ky i fundit është edhe gjyqtari që është tërhequr nga çështja, për shkak se kishte njohje me ish-kryebashkiakun e Vlorës. “Rezulton se gjatë kohës nga seanca gjyqësore e datës 17/06/2015, deri në seancën gjyqësore të datës 07/07/2015, një nga anëtarët e trupit gjykues ka hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështje penale. Konkretisht ka hequr dore gjyqtari z. Skender Haluci, i cili ushtron edhe detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Duke qenë në këtë cilësi, heqja dorë nga gjykimi i kësaj çështje penale është miratuar nga Kryetari i Gjykatës së Apelit Vlorë.Nga motivacioni i përdorur në deklaratën e heqjes dorë, rezulton se gjyqtari ka pranuar njohjen dhe marrëdhënien me një nga të pandehurit në këtë çështje penale, e konkretisht me të pandehurin Shpëtim Gjika”, shkruan një deklaratë e Prokurorisë.

Gjithashtu provohet se trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Skender Haluci, Anastasi Shehu dhe Laurent Fuçia, gjykojnë çështje penale për një periudhe më shumë se njëvjeçare.

ME TE LEXUARAT