Videoja, ISIS vret 25 ushtarë me plumb në kokë në Palmira

Bota

isis-palmiraNjë video që dyshohet se është publikuar nga Shteti Islamik tregon 25 persona që ekzekutohen me plumb pas koke në qytetin e lashtë Palmira, në Siri.

ISIS deklaroi se, të ekzekutuarit janë ushtarë të kapur në qytetin e Homsit dhe se ata u qëlluan brenda amfiteatrit të Palmirës. Nga pamjet filmike vihet re se vrasësit janë djem të rinj, ndoshta të moshave 13 deri në 14 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja u shpërnda në llogari të faqeve të internetit që përdoren nga militantët e grupit, por ende nuk dihet periudha e saktë se kur është filmuar.

Ekzekutimet u kryen në një skenë përballë amfiteatrit, ku ishte vendosur edhe një flamur i madh i ISIS.

Në video duken edhe qindra persona të veshur civilë që qëndrojnë të ulur në shkallët e amfiteatrit, duke parë masakrën. Ndërsa personat që presin ekzekutimin, në fytyrat e tyre kanë shenja dhune.

Militantët e grupit terrorist që po terrorizon Lindjen e Mesme e morën nën kontroll qytetin e lashtë në fund të majit. Vetëm pak ditë më pas, ata ekzekutuan 20 burra në të njëjtin vend.

Në atë kohë, Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, me bazë në Londër, njoftoi se banorë të zonave përreth ishin mbledhur me forcë dhe ishin detyruar të shihnin vrasjet.

Ndërsa Mamoun Abdelkarim, drejtor i institucionit përgjegjës për antikitetin, tha: “Përdorimi i teatrit romak për të ekzekutuar njerëzit tregon se këta njerës janë kundër njerëzimit”.

ME TE LEXUARAT