Veliaj nis detyrën, dalin emrat e 3 nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës

Politikë

erion-veliaj2015Diten e enjte në orën 10:00 kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nis zyrtarisht detyrën e re. Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak do të konfirmojë Veliajn në krye të kësaj bashkie, përmes

betimit e më pas do të vijohet me zgjedhjet e drejtuesve të Këshillit Bashkiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se Bashkia e Tiranës do të funksionojë me tre nënkryetarë, ku do të përfaqësohen tre nga partitë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik dje emrin e Brunilda Paskalit si një nga nënkryetaret e Bashkisë së Tiranës, aktualisht zv.ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Deri para pak ditësh përflitej se nga LSI nënkryetare e Bashkisë së Tiranës do të ishte ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, lëvizja e së cilës nga kjo ministri do të shoqërohej me një rikompozim të kabinetit qeveritar.

Duket se nuk do të kemi ndryshime të ministrave, ndërkohë që edhe Fryma e Re Demokratike, aleati më i ri i PS­së në këto zgjedhje do të ketë Andi Seferin në postin e nënkryetarit të Bashkisë, shkruan “Panorama”.

ME TE LEXUARAT