Vazhdojnë operacionet antikanabis në Shkodër, asgjesohen 775 bimë narkotike

Aktualitet

kanabisNga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori me disa grupe pune, ku  në njërin nga këto kontrolle u ndalua shtetasi  Pal Therqaj, 49 vjeç, banues në Malesi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi në pronën e tij në shpat të malit në fshatin Kastrat, në komunën Kastrat në vëndin e quajtur « Gropat e Ndreut », janë gjetur dhe asgjesuar 32 (tridhjetë e dy), bimë Canabis Sattiva me lartësi nga 36 cm deri ne 2.2 m.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si dhe filloj procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin  L.S., 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak  i fashit  Kastrat.

Materialet  i kaluan   Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për  shtetasin Pal Therqaj, për veprën penale « Kultivim të bimëve narkotike », parashkikuar nga neni 284 i Kodit Penal, dhe ndaj shtetasit L.S., për veprën penale « Mos kallzim krimit », parashikuar nga neni 300 i  Kodit Penal.

Në fshatin Mazrrek, në komunën Guri Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar  parcela me gjithsej 480 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Në fshatin Lisen, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, është gjetur dhe asgjesuar   1 parcelë me gjithsej 113 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në vëndin e quajtur « Buxith », të fshatit Korthpul, në Pukë, jane gjetur të kultivuara dhe asgjesuar 3  (tre) parcela me 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva me gjatesi 50 – 100 cm.

Në cilësinë e provës në vendin e ngjarjës është gjetur e sekuestruar 1(një) celular i markës Nokja, pa kartë SIM.

ME TE LEXUARAT