Vapë përvëluese në Gjermani, ja si rezistojnë qytetarët

Soft

vape-gjermaniNë Landin e Bavarisë temperatura është regjistruar 40,3 gradë celsius, duke shënuar kështu një rekord të ri në historinë e deritanishme të vendit, ndërkohë që në veri shirat e rrëmbyeshme kanë shkaktuar dëme materiale.

Sipas raportit të Agjencisë Gjermane të Meteorologjisë mbi temperaturat e ajrit që kanë nisur të maten që nga viti 1881 e këtej në Gjermani është thyer një rekord i ri.

Në landin e Bavarisë temperatura është regjistruar me 40,3 gradë celsius dhe hyrë në historinë e vendit si një rekord i ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër është rritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën në Gjermani duke u mbytur ndërsa kishin dashur të freskoheshin për shkak të motit të nxehtë.

E ndërkohë që në jug të Gjermanisë është thyer rekordi i temperaturave të larta në veri ka pasur anormali në udhëtimet e rregullta të trenave për shkak të kushteve atmosferike të prishura gjatë natës.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shoqëruar me breshër shumë automjete në Landin e Renanit Verior-Vestfali (landi më i madh në Gjermani) kanë pësuar dëme materiale.

ME TE LEXUARAT