UEFA i heq kufizimet, tashmë klubi francez mund të bëjë merkato pa limite

Sport

psg14Paris Saint Germain nuk do të ketë më kufizime në merkato. Uefa vendosi të heqë zyrtarisht barrierën e fair-play financiar për klubin francez, që nga tani e mbrapa do të jetë i lirë të bëjë shpenzime pa u shqetësuar për sanksionet e qeverisë së futbollit europian, që kishte kufizuar në vetëm 60 milion euro investimet vjetore të klubit në merkato. Skuadra pariziene, e cila vitet e fundit po kërkon të bëjë emër në Europë nëpërmjet financimeve të “çmendura” të sheikëve të tij nga Katari, tashmë mund të hidhet në sulm për blerjen e Cristiano Ronaldos, që ka qenë lojtari i preferuar që në fillim të projektit. Portugezi është e vërtetë që luan në një klub si Reali, por pakënaqësitë kohët e fundit mes tij dhe madrilenëve kanë qenë të shumta, sidomos pas largimit të Ancelottit dhe blerja e tij nuk duket aq e pamundur sa disa sezone më parë. Por afrimi i Ronaldos mund të sjellë largimin e Ibrës, të cilin vetëm 24 orë më parë “France Football” e cilësonte si të panevojshëm për Kampionat e Francës. Gjithashtu një tjetër emër që do të synohet në këtë merkato do të jetë dhe ai i Di Marias. Ndërkohë që Uefa gjithashtu ka hequr dhe kufirin e vendosur për aktivizimin e vetëm 21 futbollistëve në Champions, dhe nga ky sezon PSG mund të ketë në këtë kompeticion një listë me 25 lojtarë./ssprt

ME TE LEXUARAT