U vidhnin para përmes mashtrimit, zbulohen “kushërinjtë” e rremë

Aktualitet

polici vloreKa përfunduar në pranga kapoja i grupit, të cilët duke u hequr si të afërm arrinin tu merrnin shuma të mëdha parash emigrantëve.

Policia  e Vlorës informoi sot se është ndaluar Xhuliano Muço.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky shtetas në bashkëpunim me pjestarë te grupit ka arritur që nëpërmjet mashtrimit ti marë shtetasit B.P shuma të ndryshme monetare. 20-vjecari është prezantuar si i afërm i shtetasit me iniciale B.P i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në Greqi. Ndaj të dëmtuarit me inicilae B.P është marë një shumë monetare prej 50 mijë lekësh të reja”, thuhet në deklaratën e policisë.

20-vjeçari  akuzohet për “Mashtrim” dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “Hajro Çakërri”. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”.

“ Proçedim penal ka nisur një vit më parë, në 2014, ku nëpërmjet metodave speciale të hetimit, janë hetuar 8 persona, anëtarë të një grupi kriminal që kryesohej nga shtetasi, SH.N, ku nëpërmjet një skeme të mirë organizuar, këta persona siguronin nr. telefonash të qytetarëve, karta identiteti, dokumenta të ndryshme, informacione mbi këta shtetas dhe ju prezantoheshin si familjarë të tyre, e më pas  ju kërkonin të depozitonin shuma parash që varionin nga 10.000 lekë deri në 50.000 lekë ”

Sipas hetimeve paraprake të policisë ky grup, kryente aktivitete kriminale jo vetëm në qytetin e Vlorës por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Xhuliano Muço dyshohet si kreu i këtij grupi ndërsa 7-prej këtyre personave aktualisht janë duke vuajtur dënimin me Burg.

ME TE LEXUARAT