Turqia sulmon me avionë bazat e shtetit islamik ISIS

Bota

f15-eagleAeroplanë luftarakë turq kanë sulmuar pozicione të Shtetit Islamik në Siri, për herë të parë, mbrëmë, pas deklaratës së prerë të presidentit Taip Erdogan për veprime vendimtare kundër jo vetëm xhihadistëve por edhe militantëve kurdë.

Në shënjestër të sulmeve janë dy fronte, Shteti Islamik në Siri dhe kampet e militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në veri të Irakut. Operacionet e mbrëmshme erdhën pas një telefonate mes Erdoganit dhe presidentit amerikan Obama, menjëherë pas sulmit që ndodhi në Turqi, me mbi 30 viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kundërpërgjigjen e ashpër të autoriteteve turke, në një operacion të gjerë arrestimesh, me prangosjen e më shumë se 590 personave të dyshuar si xhihadistë të shtetit islamik, kryesisht si rekrutues, si dhe militantë të PKK-së. Akuza, sipas një deklarate nga Davutgllu, është se personat e ndaluar përbëjnë rrezik potencial. Po ashtu, Turqia pranoi të lejojë aeroplanët amerikanë të përdorin bazën e saj pranë kufirit me Sirinë, për të kryer sulme ajrore mbi militantët e Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri po punon në një front tjetër, atë të nisjes së negociatave me Iranin, për të luftuar grupin militant. Në këtë kuadër, Kerri pritet të takohet javën e ardhshme edhe me homologun e tij rus Sergei Lavrov, në Katar.

Kerri tha se Këshilli për Punë të Jashtme në Nju Jork ka vendosur se “dinamika në Siri, duhet ndryshuar”, në mënyrë që t’i jepet fund radikalizmit të Shtetit Isamik, i cili ka shpallur kalifat në pjesë të pushtuara të Sirisë dhe Irakut.

ME TE LEXUARAT