Trajtimi i ri për migrenë jep shenja premtuese

Soft

ilaceSipas mjekëve në Albany Medical Center në New York, një ndërhyrje e re minimalisht invazive për pacientët që përballen me migrenat e ripërtëritshme ishte në gjendje t’i zvogëlojë simptomat dhe ta zvogëlojë nevojën për ilaçet për migrenë.

Mjekët të cilët u bashkuan me hulumtuesit në Universitetin New York Empire State College në Saratoga Springs, i ndanë detajet e trajtimit të ri të hënën në takimin vjetor të Shoqërisë së Radiologjisë intervente, të mbajtur në Atlanta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajtimi përfshin administrimin e 4 për qind lidokainë, një anastetik lokal i zakonshëm, për në qendrën sfenopalatine, një pako nervore që ndodhet menjëherë pas zgavrës së hundës që është e lidhur ngushtë me migrenat. Solucioni mpirës jepet përmes një kateteri me madhësi shpageti i cili zgjatet nëpër kalimin hundës.

"Kokëdhimbjet e migrenës janë një nga sëmundjet më të zakonshme dhe problematike në Shtetet e Bashkuara, dhe kostoja dhe efektet anësore të ilaçit për t’i trajtuar migrenat mund të jenë të mëdha," tha studiuesi kryesor Kenneth Mandato në një njoftim për shtyp."Blloqet e qendrave intranazale sfenopalatine janë trajtime të orientuara përmes imazheve, të shënjestruara dhe revolucionare."

Mjekët kërkuan nga pacientët që ta japin vlerësimin për shkallën e paaftësimit nga simptomat e tyre të kokëdhimbjes duke e përdorur një shkallë vizuale analoge, një shkallë të reagimit psikometrik në një shkallë në mes të dy pikave të skajshme (në këtë rast 1 dhe 10). Para trajtimit, 112 pacientë e dhanë një vlerësim mesatar prej 8,25. Menjëherë pas trajtimit, ky numër ishte 4,1; një muaj më vonë, ai ishte 5,25.

"Administrimi i lidokainës në qendrën e sfenopalatine vepron si një 'buton resetues' për qarkun migrenor të trurit, "shtoi Mandato." Kur mpirja fillestare e lidokainës zbehet, shkaktari i migrenës duket se nuk e ka më efektin maksimal që e kishte. Disa pacientë kanë raportuar lehtësim të menjëhershëm dhe vizita më të rralla në spital për mjekime emergjente të kokëdhimbjes."

Në studimet e ardhshme Mandato dhe kolegët e tij planifikojnë ta kontrollojnë efikasitetin afatgjatë të trajtimit, si dhe ta masin efektivitetin e trajtimit në detaje më rigoroze.

ME TE LEXUARAT