Topalli: Shqipëria është në rrezik

Politikë

topalli-kuvendDeputetja e PD, Jozefina Topalli ne fjalen e mbajtur sot ne Kuvend, ka thene se Shqiperia eshte ne rrezik. Ajo ka theksuar me tej se vendi eshte peng i dy njerezve, Ilir Meta dhe Edi Rama.

Fjalimi i Topallit ne Kuvend:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Keto nuk ishin zgjedhje te lira,as te ndershme.Nuk u plotesuan standartet. Nuk pati "lufte", sepse ishin

farse.Nuk pat as zhurme ,se paraja qe blen nuk bertet.

Ishin zgjedhje ku ne disa rrethe moren zyren e Kryetarit te Bashkise ,njerez te dyshuar per trafikante te qenieve njerezore , trafikante droge etj.

Dhe ky eshte fakt.

Presioni i krimit dhe banda e te forteve ne shume raste eshte perseri fakt.

Blerja e votes me parate e korrupsionit, te narkotikeve apo te trafiqeve te tjera ,jane perseri fakt.

Une nuk di te them proporcionin e tyre , por kjo s' ka rendesi per sa kohe standartet jane mbrapshtu.

Kjo qe ka ndodhur eshte vetem rikonfirmim i paralajmerimeve te bera ne parlament muaj me pare.

Duke patur keto dhe te tjera parasysh ,gjate ketyre diteve kam menduar shpesh here, cfare do kishit bere ju sikur te ishit ne vend tone.

Do kishit rrethuar karrigen e kryetarit te Kuvendit dhe te Kryeministrit, sic keni bere disa here ne 8 vite per gjera qe nuk kishin lidhje me zgjedhjet?!!

Do kishit vrapuar nga fundi i bankave per te zene vendin e kryetarit sic beri Ilir meta vite me pare kur Rama i mori nje anetar te KQZ!?

Do kishit bojkutuar si ne 2009 kur shpallet alibi por nuk sollet asnje fakt, asnje prove, asgje!

Do benit nje 21janar te ri qe ai i pari te dukej lule?

Besoj se Do benit te gjitha keto bashke.

Personalisht nuk prisja qe zgjedhjet te ishin ndryshe sepse ishte paralajmeruar.dhe per rrjedhim nuk jam e " zhgenjyer".Nuk kam ushqyer iluzione ,sepse di si dini ju te beni zgjedhjet, dhe nuk jane aq larg as ata te 2001, 2003 . Di cfare ka bere paraja dhe te fortet edhe para 2 vitesh pas thirrjes " te gjithe qelbesirat bashke per te rrezuar Sali Berishen".

Por mbi te gjitha di se edhe pse keni marre kaq shume pushtet nuk jeni te kenaqur, sepse nuk ngopeni kurre.

Gjithe ky pushtet qe nuk ju ngop

Keshtu filloi dy vite me pare kur nuk iu mjaftuan 83 deputete dhe blete edhe te 84.

Nuk u kenaqet, vazhduat ne parlament te bleni te tjere deputete , e pastaj te merrni edhe grupe parlamentare nga opozita.

Prap nuk iu mjaftoi

Vazhduat ne korce me blerje votash edhe pse e kishit te fituar.

Prap nuk iu mjaftoi.

Filluat te merrnit kompetencat e presidentit por njelloj te pakenaqur.

Vazhduat me institucionet e pavarura.

Moret ldkp prap nuk iu doli.

Moret kld perseri nuk buzevarur.

Vazhduat me Amman dhe cdo vend te lire ne keto institucione ...

Tani edhe gjyqesorin.

Sot keni te gjitha pushtetet.

Te gjitha pushtet sovjeteve,,,

Te gjitha keto i keni kapur dhe perseri nuk jeni te kenaqur.

Por dhe ne , te gjitha keto i dinim ,,,te pakten prej dy vitesh.

Cdo pushtet keni dhe kaq shume mjerim ka.

Gjate diteve te fundit mes te tjerave dy raste nuk me shqiten nga mendja.

Nje vajze e re qe me afrohet , me pershendet me lot nder sy dhe largohet. Nuk u kujtova kush ishte. Pas 10 min me dergon sms dhe me thote: jam Arjana, isha e emocionuar. Nuk vij dot ne fushate se me heqin nga puna , por me zemer cdo dite me te rinjte e tjere jam aty.Kerkoj te falur.

Nje djale tjeter i ri kur e pyeta ku punon me tha : nuk jam ne pune, as vellai nuk eshte ne pune. Po babai e pyeta? Me tha - babai prej shtate vitesh eshte i paralizuar. Nuk e pyeta me tej, por ai shtoi- nena eshte ne pune se e ka fut ne pune Jozefina . U mata t'i thoja ,mos e permend emrin tim se do ta heqin dhe nenen, por kur pashe ne fetyren e tij se ai ishte i sigurte se nenen nuk do ia largonin nga puna se e ka bere Jozefina.... heshta qe te mos e merzisja.

Ne emer te tyre e te shume te tjereve si keto une nuk mund te hesht.

"Atyre qe presin se une bej hap prapa , i them nje gje. Beni ju hapin prapa. Zonja nuk ka ndermend te beje hap prapa.

Nuk jam politikane qe bazohet ne konsesnsus, por mbi bindjet.

Me pelqen te argumentoj, me pelqen te debatoj . Nuk pres qe njerezit te bien dakord me mua, nuk eshte kjo detyra e tyre. Por te verteten time do e them."

Ky vend eshte peng i dy njerezve!

Ky vend eshte ne rrezik!

ME TE LEXUARAT