Tiranë, zjarri tek Tregu Industrial shkrumbon disa dyqane

Aktualitet

KM-Zjarrfiksat-350x182Një zjarr i fuqishëm shkrumboi disa dyqane, tek Tregu Industrial në Tiranë, i njohur ndryshe si Tregu i Madh pranë Medresesë.

Sipas burimeve policore, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe ende nuk dihen shkaqet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flakët e shumta kanë dëmtuar pothuajse disa dyqane, ndërsa forcat zjarrfikëse të mberritura me shpejtës tek tregu Industrial parandaluan përhapjen e zjarrit edhe në dyqanet e tjera.

Vetëm pas disa orësh punë intensive, forcat dhe mjetet zjarrfikësi mundën të shuajnë flakët e zjarrit dhe të vendosin situatën nën kontroll.

Policia tha se po punon për zbulimin e shkaqeve të zjarrit të rënë, ndërkohë që po merren dhe dëshmitë e rojeve të natës, në tregun më të madh industrial në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT