Tiranë, plackitet ish-godina e Ministrisë së Kulturës

Aktualitet

min-kulturesGrabitet nga persona ende të paidentifikuar godina e ish-Ministrisë së Kulturës në Tiranë.

Objekti në “Rrugën e Kavajës”, u njoftua nga Policia e Tiranës se është thyer e grabitur gjate nates.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivët e policisë kanë konstatuar se, autorët kanë hyrë brenda me thyerje dhe kanë vjedhur dyert e brendshme, si dhe instalimet e prizat elektrike.

Në godinë ka shkuar grupi hetimor për të nisur punën, për zbardhje e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë që, policia ka ngritur dyshime lidhur me kohën që kanë pasur në dispozicion grabitësit, për të plaçkitur sende të tilla pa lënë gjurmë.

ME TE LEXUARAT