Tiranë, aksidentohen tri makina, katër persona të plagosur

Aktualitet

aksidenti-cotaTre automjete u përfshinë në një aksident gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes tek ura e Gjoles në kryeqytet, duke lënë të plagosur 4 persona.

Mësohet se automjetet e përfshira në aksident janë një “Benz” me targë KR 3682 A, “Audi” AA 002 BK dhe një “Fiat” me targë AA 942 IE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e këtij aksidenti 4 persona kanë mbetur të plagosur. Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit tip “Fiat” ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.

ME TE LEXUARAT