Tepelenë, bllokohet një ton mjaltë, i dëmshëm për tu konsumuar

Aktualitet

mjalti-tepeleneAutoriteti Kombetar i Ushqimit gjate tre aksioneve te zhvilluara brenda muajit ka bllokuar rreth 1 ton mjalte tek zone e njohur si uji i ftohte ne Tepelene.

Sipas drejtorit të AKU-së Gjirokastër Besnik Brahimi  ky mjaltë  ka rezultuar jo vetëm i falsifikuar por edhe i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga analizat e kryera në laborator vetëm 40 % e këtij produkti ka përmbajtje të mjaltit të zakonshëm ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga elementë të tjerë të dëmshem për tu konsumuar.

AKU  do te vazhdojë inspektimet në terren  per te ndalur tregtimin e mjaltit në këtë zonë që konsiderohet i rrezikshëm për shkak të përmbajtes së lartë të glukozës.

ME TE LEXUARAT