Tentuan të trafikonin drogë nga Kukësi në Kosovë, arrestohen dy të rinj

Aktualitet

kanabisPolicia e Kukësit ka finalizuar me sukses ditën e mërkurë operacionin antidrogë “Vermica e pastër” dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë 24-vjeçari Durim Hasolli dhe 20-vjeçari Avdulla Matmuja, të cilëve iu gjetën 50 doza kanabis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u kapën kur po tentonin të trafikonin kanabisin në Kosovë. Gjatë kontrollit në Pikën Kufitarë të Morinës, të rinjve iu gjetën të fshehura në trup dozat e lëndës narkotike./ TChannel

ME TE LEXUARAT