Tahiri: Organizuam zgjedhjet më të mira në Shqipëri

Politikë

saimir-tahiri2014Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të së enjtes, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se  zgjedhjet e 21 qershorit ishin më të ndershmet që janë organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Këtë e kanë thënë shumica e njerëzve dhe e kanë thënë kundërshtarët tanë politikë. Nuk kishte mbetur njeri që nuk i perceptonte zgjedhjet si ditë stresi kolektive, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar”, tha Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri nënvizoi se meritën për këtë e kanë së pari qytetarët: “Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve janë qytetarët. Është meritë e tyre që sot mund të themi që kemi hedhur një hap përpara duke arritur standardet më të larta demokratike për zgjedhjet më të lira dhe të ndershme të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”.

Në fjalën e tij, Tahiri falënderoi edhe kandidatët e PD-së pasi përtej të gjithave kanë arritur të japin një shembull të mirë, duke u shprehur se përveç se ishte një garë kur bëhen të gjithë bashkë, edhe zgjedhjet janë të lira e të ndershme.

Ministri i Brendshëm tha se, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka dhënë një ndihmë të madhe në listën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas tij, numri i dublimit të listës ishte 91% më pak.

“Numri i dublimit të listave të zgjedhjeve ishte 91 % më pak. Për këtë arsye asnjë nga ju, sidomos populli nuk denoncoi një ankesë të vetme për mos gjetjen e emrit në listë, apo për gjetjen e emrit 2 here në listë. Këto janë histori të vjetra, të qeverisë suaj, dhe populli nuk e harron këtë”, tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT