Tableti i ri i 'Dell', mund tu rezistojë kushteve ekstreme

Teknologji

tableti0dellDell njihet për krijimin e kompjuterëve shumë të fortë dhe tani ka vendosur që të bëjë të njëjtën gjë me tabletët e saj. Kompania prezantoi tabletin e ri Latitude 12, i cili ofron ekran 11.6 inç dhe mund t’u mbijetojë rënieve në çdo sipërfaqe. Ai është rezistent ndaj ujit, pluhurit dhe kripës.Tableti fuqizohet nga gjenerata e pestë e procesorit Intel Core M, dhe ka 8GB RAM dhe 512GB hapësirë në kartën SSD.

Tableti i pathyeshëm Latitude 12 operon me sistemin Windows 8.1, duke u dhënë qasje përdoruesve tek një softuer i gradës profesionale. Tableti do të hidhet në treg nga fundi i muajit gusht, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.

ME TE LEXUARAT