Studenti i mjeksisë i pret organin gjenital foshnjës, e ngatërroi me kërthizën

Soft

foshnje-organ-gjenitalNjë student mjekësie i ka prerë aksidentalisht organin gjenital një foshnjeje të sapolindur në një sital në Saltillo të Meksikës, sepse mendonte se ishte kërthiza.

Edhe pse student i kësaj fushe për disa vite, mjeku i ardhshëm bëri këtë gabim tronditës në sallën e lindjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kulmi i ngjarjes është se incidentin e tmerrshëm u përpoqën ta fshihnin nga prindërit e vogëlushit, duke i thënë se fëmija duhet operuar.

Babai i foshnjes, Diego Rangel Izaguirre filloi të dyshojë se diçka nuk është në rregull, pasi dy orë pas lindjes nuk e lanë ta shihte fëmijën.

Personeli i spitalit e siguroi atë se djali kishte një lëndim të vogël, por ai u zemërua kur mësoi të vërtetën.

Puna u bë edhe më keq, ndërkohë që kirurgët u përpoqën të ngjisnin penisin e fëmijës e bënë dëmin edhe më të madh. Por në fund ata arritën të ngjisnin penisin e tij me sukses.

Ndaj spitalit është nisur një hetim për këtë rast nën mbështetjen e autoriteteve meksikane.

ME TE LEXUARAT