Skuadra italiane bën marrëveshje me Baselin për futbollistin shqiptar

Sport

taulant-xhakaSkuadra e Fiorentinës dhe ajo e Baselit kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit kosovar, Taulant Xhaka. Baseli është pajtuar me 5 milionë eurot e ofruara nga Fiorentina për të liruar mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë. Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me futbollistin kosovar që luan për kampionin e Zvicrës.  Çështja ka mbetur tashmë të zgjidhet mes Fiorentinës dhe Xhakës për kushtet që po kërkon futbollisti  kosovar.

ME TE LEXUARAT