Shqiptari gjen 2500 euro dhe i dorëzon në polici, mediat gjermane vlerësojnë gjestin

Soft

euro2015Mediat gjermane janë duke lakuar emrin e Bekim Prekajt, shqiptarit që pasi gjeti 2500 euro i dorëzoi ato në polici.   "Shqiptari nga Kosova që jeton në Gjermani ka gjetur një zarf plot me para në trotuarin e Ottobrunnit, rrugës për punë Bekimi e ka parë zarfin dhe është mahnitur  me shumën e madhe të parave të ndara në 50 dhe 100 euro, ishin gjithsej 2500 euro" , shkruan gazeta gjermane ”Bild Zeitung.   "Gazeta madje shkruan se ne këto rast kujtdo që do ti ndodhte kjo gjë do të mendonte më parë për veten por këtë gjë nuk e bëri shqiptari ", shkruan Gazeta NewBorn.   ”Bekimi i dorëzoi menjëherë parat në polici duke shpresuar që personi që i kishte humbur të njoftohej ti merrte pasi mund ti nevojiteshin shumë ato para", shkruajnë gazetat gjermane duke e cilësuar ketë veprim si mjaft korrekt nga ana e shqiptarit.

ME TE LEXUARAT