Shkodër, gjykata vendos: Burg pa afat vrasësit të turistëve cekë

Aktualitet

sokol-mjacajGjykata e Shkodrës vendosi masen e sigurise burg pa afat ndaj shtetasit Sokol Mjacaj, i akuzuar per vrasjken e dy turisteve ceke pak dite me pare ne zonen e Dukagjinit.

I riu i akuzuar per krimin eshte derguar ne gjykate diten e sotme me masa te forta sigurie, me veshje antiplumb ne trup e skafander ne koke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria deklaroi sot ne gjykate se 20-vjecari Sokol Mjacaj duhet te mbahet ne burg per shkak te krimit te rende qe ka kryer duke vrare me arme zjarri dy turistet e huaj me qellim grabitjen e automjetit te tyre.

Me heret eshte bere me dije se autori i vrasjes se dy turisteve ceke, Sokol Mjacaj ka arritur te perfitoje nga mosha e tij e re dhe gatdishmeria per te bashkepunuar me gjykaten per ngjarjet kriminale ne te kaluaren duke u lirua nje muaj me pare.

Mjacaj eshte denuar dy here me burg, gjithsej pese vjet per vjedhje dhe grabitje me pasoje vdekjen e nje femije. Ne asnje rast juristet nuk kane mundur te kuptojne qe perballe kishin nje kriminel gjakftohte.

I dyshuar si nje kriminel i lindur gjakaftohte, ka dale disa here para trupave te gjyqesorit shqiptare.   Arrestimi me i fundit daton më 25 korrik të vitit 2014 për vjedhje.

Më 24 dhjetor të vitit 2014 gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burg. Ky dënim i është ulur në 1 vit, pasi ai e ka pranuar krimin dhe ka përfituar uljen me 1 / 3.

Ai e apeloi vendimin duke i kërkuar gjykatës së apelit të Shkodrës të marrë në konsideratë faktin se ishte vetëm 19 vjec. Më vonë ka hequr dorë nga ankimimi.

Dënimin e përfundoi pak ditë para se të vriste në Prekal dy turistët cekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova.

Historia kriminale e Sokol Mjacajt nis më 11 shtator të vitit 2010. Së bashku me vëllezërit Edmond e Besnik Kodra, atëherë në moshën 15 vjecare ai merr pjesë në vrasjen barbare të Agim Leraj.

I mituri është keqtrajtuar, është goditur me sende të forta në kokë, në trup e gjymtyrë dhe është mbytur me duar dhe me një zinxhir që e kishte në qafë. Autorët i kishin kërkuar t’u siguronte një sasi marijuane, por ai kishte refuzuar duke u thënë se nuk kishte mundësi t’ua gjente.

Sokol Mjacaj ia kishte treguar krimin babait të tij, Franit. Kur ishte pyetur në polici, e kishte mohuar vrasjen, por më pas kishte treguar vendin ku gjendej trupi i viktimës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e dënoi me 10 vjet burg për veprën penale “të vrasjes së kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”.

Mjacaj  e apelon vendimin. Më  4 janar të vitit 2013 Gjykata e Apelit të Shkodrës, e përbërë nga gjyqtarët Musa Halili, Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi vendosin ta dënojnë jo për “vrasjen në bashkëpunim”, por “për sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes”, një vepër për të cilën e dënon me 2 vjet e 6 muaj burg dhe për “moskallëzim të krimit” për të cilën dënohet me 1 vit e 6 muaj burg. Në total,  për akuzat në lidhje me vrasjen e 13–vjecarit Agim Leraj ai dënohet me 4 vjet burg.

ME TE LEXUARAT