Shkodër, asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabisi

Aktualitet

kanabis-vlorePolicia e Shkodrës njoftoi se po vazhdon operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike duke asgjësuar të martën mbi katër mijë bimë hashashi.

Aksioni është ndërmarrë shtrirë në të gjithë qarkun, i përqendruar kryesisht në Shkodër dhe Pukë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në malin e fshatit Mnelë e Madhe në Shkodër janë asgjësuar 1300 rrënjë të mbjella në 21 parcela, në fshatin Mazrek, po në Shkodër janë gjetur 1 mijë rrënjë të mbjella në 11 parcela, ndërsa në fshatin Kaftallë të Pukës janë asgjësuar 2300 bimë

Policia thotë se bimët varionin nga gjysmë deri në dy metra të larta dhe një pjesë e mirë e tyre ishte gati për korrje.

Bimët u asgjësuan me anë te djegies, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përballë drejtësisë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike të personave përgjegjës.

ME TE LEXUARAT