Shaqiri drejt largimit, Hitzfeld kritikon Mancinin

Sport

shaqiri-inter152Ish-trajneri i përfaqësues së Zvicrës Otmar Hitzfeld kritikon teknikun e Interit Roberto Mancini për mënyrën se si ky i fundit po sillet me Xherdan Shaqirin.

66-vjecarit nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si e ka trajtuar Mancini benjaminin e tij gjatë kësaj periudhe. Xherdan Shaqiri u transferua te Interi me shumë bujë në Janar të vitit 2015 por pas vetëm 6 muajsh aventurës së tij me zikaltërtit duket se i ka ardhur fundi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

23-vjecari me origjinë shqiptare është nxjerrë në shitje nga Interi pasi trajneri italian nuk ka më në planet e tij. Edhe pse dëshira e Shaqirit është për të qëndruar te 18-herë kampionët e Italisë me shumë gjasa ai do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere dhe do të rikthehet në Bundesligë me destiancion të ri Schalke 04 ose Borussian e Dortmundit, ndërsa zikaltërit do ta zëvendësojnë lojtarin e përfaqësues zvicerane me kroatin e Wolfsburgut Ivan Perisic.

Në një intervistë për mediat ku ka folur pikërisht për Shaqirin Hitzfeld e ka cilësuar si pahijshme sjelljen e Mancinit kundrejt futbollistit të lindur në Gjilan. ” Më vjen me të vërtetë shumë keq që Xherdani nuk është kthyer në një titullar fiks te Interi dhe që trajneri edhe pse e dëshironte aq shumë nuk ka besuar plotësisht tek ai” deklaroi 66-vjecari gjerman. Më pas Hitzfeld foli edhe për të ardhmen e 23-vjecarit. ”

Ndoshta Mancini nuk besoi te ai sepse nuk i përshtatej stilit të lojës që kërkon të zhvillojë. Nëse shkon te Schalke ose Borussia e Dortmundit do të ishte një zgjedhje e mirë për të. Ato janë dy klube të njohura dhe mbi të gjitha Shaqiri është një futbollist perfekt për kampionatin gjerman dhe do të përshtatej njësoj si te Bayerni madje edhe më mirë, shtoi në përfundim ish trajneri i Zvicrës.

ME TE LEXUARAT