Sergio Ramos firmos kontratën e re deri në 2020

Sport

RamosSergio Ramos Ramos do të jetë lojtar i Realit të Madridit deri më 30 qershor të vitit 2020.

Mes klubit më të titulluar në spanjë dhe mbrojtësit 29-vjecar tashmë është arritur marrëveshja, e cila pritet të zyrtarizohet para fillimit të la Ligas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bien kështu të gjitha hipotezat për një pargim të mundshëm të anadaluzianit nga kryeqytetit spanjoll, ku tensioni mes palëve në përfundim të sezonit të kaluar arriti kulmin.

Një takim kokë më kokë mes futbollistit dhe presidentit Perez sqaroi të gjitha keqkuptimet. Mësohet se futbollisti ka pranuar ulje të pagës dhe tashmë do të përfitojë 8.5 milionë në sezon plus 1.5 milionë bonuse nëse arrihen objektivat.

Zgjatja e kontratës deri në vitin 2020 është një lloje garancie që Ramos ta përfundojë karrierën si futbollist me 10 herë kampionët e Europës, sikurse ishte edhe dëshira e tij.

Për Realin e Madridit ishte shumë e rëndësishme që të sigurohej vazhdimësia e një pikave kyce të skuadrës, njeriut që do të mbajë shiritin e kapitenit pas largimit të Iker Casillas.

ME TE LEXUARAT