Sarandë, arrestohet autori e porositësi i vendosjes së tritolit tek "Ecuador"

Aktualitet

sarande-policiKur kane kaluar mese dy vite nga ngjarja, policia e Sarandës arrestoi personin që kishte vendosur tritol në diskon Ekuador, ndersa me pas është mësuar edhe emri i porositësit të sulmit me lëndë plasëse.

Aleksandër Seferi 23-vjeçari nga fshati Qafë-Gjashtë është arrestuar nga policia si autor i shpërthimit me lëndë plasëse në diskon “Ekuador”. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2013 dhe fatmirësisht pa viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu ka pranuar ngjarjen dhe ka rrëfyer dinamikën e saj duke nxjerrë edhe emrin e porositësit të sulmit që sipas tij është Edmond Abazi 26 vjeç nga Saranda.

Ky i fundit është arrestuar në Tirane për armëmbajtje pa leje 6 ditë pas shpërthimit me lëndë plasëse në diskon Ekuador.

Mësohet se 26-vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë për plagosje, disa herë për vjedhje dhe i dyshuar për eksploziv edhe më parë. Ai është dënuar me 4.6 vite burg, dënimin të cilin po e kryen aktualisht.

ME TE LEXUARAT