Samsung hedh në treg këtë verë "rivalin" e iPhone 6S

Teknologji

galaxynoteeKompania Samsung thuhet se ka vendosur qe telefonin e ri Galaxy Note 5, ta nxjerrë në treg në gusht.

Me këtë veprim, Samsung dëshiron që të realizojë më tepër shitje, pas mësimit që nxori radhës së kaluar. Thuhet se vendimi eshte nxitur nga lajmet se kete vere, Apple do te hedhe ne treg edhe iPhone 6S.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të vërtetë, Samsung hodhi në treg Galaxy Note 4 dhe Note Edge pothuajse në të njëjtën kohë sikurse Apple me iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe raportohet se kompania koreane ka humbur shumë.

Galaxy Note 5 raportohet të ketë 5.7 inç “Super Amoled” ekran, me rezolucion 2.560x1.440 (QuadHD) dhe me 64 bit “octa-core” Exynos proçesor. Mësohet se kjo pajisje do të vijë me tre ngjyra, të bardhë, të zezë dhe gri.

Një tjeter risi që mund të sjell Samsung me këtë pajisje, është fakti që nuk do të ketë vend për microSD, apo kartë memorie shtesë që ju mundëson përdoruesve të rrisin kapacitetin e memories.

ME TE LEXUARAT