Rekrutimi i shqiptarëve në luftën e Sirisë, takim Cako-Maxhuni

Aktualitet

cako-maxhuniLufta kundër terrorizmit, radikalizimit apo rekrutimeve për pjesëmarrje në luftë në Siri, ishin fokusi i takimit që u zhvillua mes dy përfaqësuesve të lartë policorë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Haki Çako, zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet strukturave respektive për një luftë kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë krimit të organizuar e terrorizmit, po ashtu dhe zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit lidhur me patrullimet e përbashkëta përgjatë sezonit turistik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë takimit u diskutua edhe pjesëmarrja në luftën e Siri, duke evidentuar faktin se strukturat policore respektive të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjikë, do të bashkëpunojnë për rritjen e sigurisë në të dy vendet dhe në rajon.

Po ashtu bashkëveprimi kufitar ishte një tjetër çështje e diskutuar gjatë këtij takimi, duke nënvizuar faktin se strukturat e policisë kufitare të të dy vendeve duhet të përcjellin mesazhin e bashkëveprimit si një trup i vetëm, duke garantuar cilësi të lartë shërbimi ndaj qytetarëve, por dhe një luftë efikase ndaj krimit ndërkufitar.

Ndërkohë, nisur nga fakti se aktualisht po zhvillohen patrullimeve të përbashkëta rrugore gjatë sezonit veror turistik, drejtuesit e lartë policor dhe përfaqësuesit e strukturave respektove të Policisë Rrugore evidentuan efikasitetin, rëndësinë dhe ecurinë e deritanishme të këtij bashkëpunimi.

Në përfundim të takimit Çako dhe Maxhuni rikonfirmuan gatishmërinë dhe vullnetin e përbashkët për të forcuar akoma më tej bashkëpunimin ndërmjet dy policive, duke konkretizuar të gjitha çështjet e trajtuara gjatë këtij takimi, si dhe duke ofruar të gjitha kapacitetet për të bërë të mundur rritjen e pasigurisë së personave që ushtrojnë aktivitet kriminal dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve të dy vendeve.

ME TE LEXUARAT