Presidenti Nishani pret Guvernatorin e BSH

Aktualitet

pres guverPër të diskutuar mbi pasojat e krizës në Greqi pas referendumit të mbajtur të dielën, Presidenti i Republikës Bujar Nishani thirri në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme mësohet se kreu i shtetit ka kërkuar informacion mbi rrezikun që “kriza greke” mund të cënojë sistemin bankar në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Guvernatori Sejko ka bërë një pasqyrë të situatës dhe të masave të marra për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.

Edhe më herët Guvernatori është shprehur se kriza në Greqi nuk do të ketë një ndikim direkt në sistemin tonë bankar.

ME TE LEXUARAT