Policia parandalon vrasjen në mes të Shkodrës, dyshohet me pagesë

Aktualitet

policia-shkoderNjë përplasje midis një personi të armatosur dhe policisë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur 21 vjeçari nga Shkodra Osman Malja.

Malaj po tentonte të vriste me armë kallashnikov një shtetas në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës dhe ka qenë ndërhyrja e policisë në momentin e duhur që e ka parandaluar krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, 21-vjeçari ishte vënë prej shumë kohësh nën vëshgimin e policisë pasi këta të fundit kishin marrë informacion se ai kishte pregatitur një akt kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov e autorit, që do kryente krimin si dhe një motorr.

Ndërkohë, sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje të porositur (me pagesë) dhe se po hetohen të gjitha pistat

Malja është me precedent penal i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" si dhe për vjedhje.

ME TE LEXUARAT