Policia: 30 mijë euro kush jep informacion për vrasësit e çiftit çek në Dukagjin

Aktualitet

policia-shtetitPolicia e Shtetit jep 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët e vrasjes në Dukagjin. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Prekal , ku u vranë me armë zjarri dy turistë Çekë , informon sa më poshtë: Hetimet drejtohen nga Prokurori z.Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori ku po vazhdon kqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave në vendngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Shkodër , e mbështetur edhe nga grupe të FNSH , po vijon krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit.

Në lidhje me identifikimin e autorëve , Policia e Shtetit , vë në dispozicion 30.000 mijë Euro shpërblim , për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, duke garantuar anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion. Vihet në dispozicion ky numër telefoni : 0694103984.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Ngjarja e ndodhur.

(Më datë 03.07.2015, rreth orës 20.00 në sallën operative është marrë një telefonatë nga një shtetas se në vëndin e quajtur fshati Prekal, komuna Postribë në rrugë kryesore është një mjet me dy shtetas të huaj, Cek, një djalë dhe një vajzë të vrarë me armë zjarri automatik. Në vëndin e ngjarjes janë nisur mënjëherë forcat e Policisë.

Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore bëri të mundur identifikimin e viktimave të cilat rezultojnë se janë shtetas Cekë, dhe janë vrarë me armë zjarri.

1.Michael Svatos, 27 vjeç, SUFICE.

2.Anna Kosinova, 36 vjeçe, KLANDO.

Targa e mjetit te çekeve 4P8:9798

Në automjet janë gjetur një armë automatik, jashtë automjetit është gjetur një krëhër rreth 30 m larg, 2 gëxhoja rreth 10 m nga krëhëri.

Aktualisht në vëndngjarje janë grupi i FNSH-së si dhe forca të shumta të Policisë, ekspertë të ardhur dhe nga Tirana ku po bëhet krehja e zonës.

Po punohet për zbardhjen e rretrhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Po vijon puna me Prokurorë të rrethit gjyqësor Shkodër, si dhe ekspertë për kqyrjen e automjetit i cili është transportuar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër).

ME TE LEXUARAT