Piloti përplasi avionin me alpet e Francës sepse kishte borxhe?

Bota

avioni-franceKatër muaj pasi që ndihmës piloti gjerman Andreas Lubitz e rrëzoi aeroplanin ku vdiqën të gjithë udhëtarët shumë detaje të tragjedisë kanë mbetur të panjohura.Gazeta gjermane Bild zbulon se Lubitz kur më 24 mars qëllimisht e rrëzoi aeroplanin në malet Alpe përveç probleme psikike e mundonin edhe problemet financiare.

Jo fort moti ka nisur procedurat ndaj pasurisë së tij në gjykatë ku është zbuluar se ka një borxh të madh. Shuma e saktë nuk është publikuar.

Të njohurit e tij flasin se në borxhe ka hyrë për shkak të ushtrimeve për pilot.

Hetuesit pas tragjedisë në shtëpinë e tij kanë gjetur një numër dokumentesh mjekësore të cilat tregojnë se Lubitz ka vuajtur nga depresioni si dhe ka pasur probleme me të pamurit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ditën e aksidentit ai nuk ka mundur të fluturojë sepse ka qenë në pushim mjekësor por këtë e fshehu nga punëdhënësit.

Raporti përfundimtar për tragjedinë pritet të jetë gati tek në fillim të vitit të ardhshëm.

Familjeve të viktimave kompania ajrore Lufthansa u ka ofruar nga 25 mijë euro dëmshpërblim por avokatët e tyre kanë refuzuar.

ME TE LEXUARAT