Pezullohet Edinson Cavani

Sport

cavani15Edinson Cavani do të mungojë në dy ndeshjet e para të Uruguajit në fushatën e eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018, kundër Bolivisë në La Paz dhe përballë Kolumbisë në Montevideo.

“El Matador” u pezullua për dy ndeshje për përjashtimin që morri në Kupën e Amerikës, për reagimin që bëri pas provokimit nga kiliani Gonzalo Jara në cerekfinalen e humbur 1-0 nga Uruguai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt pas një provokimi të tillë “me drita të kuqe” do ta kishte të vështirë të qëndronte pa reaguar kushdoqoftë, por pak rëndësi ka patur kjo për disiplinorin e Connmbeol, Konfederatës së Futbollit në Amerikën e Jugut që e dënoi Cavanin me dy ndeshje pezullim.

Si për ironi të fatit, të njëjtin dënim vuan edhe Jara që kreu atë gjest poshtërues ndaj Cavanit, pasi kiliani u ndëshkua fillimisht me 3 ndeshje por më pas dënimi u reduktua në dy ndeshje pezullim.

Dënimi i dhënë për sulmuesin nga Conblebol hyn në fyqi duke nisur nga takimet e eliminatoreve të Rusi 2018, sic konfirmoi Federata e Uruguait. Celsete ka jo pak probleme me mungesat pasi për Uruguain do të mungojë edhe Luis Suarez që i duhet ende të shlyejë pezullimin për kafshimin ndaj Giorgio Chiellinit në Botëroroin e 2014, ndërkohë që janë të skualifikuar edhe për 3 neshje trajneri i skuadrës Oscar Tabarez dhe ndihmësi i tij Mario Rebello.

ME TE LEXUARAT