Përplasje me armë në Durrës, arrestohet 31-vjecari, i riu i shpëton atentatit

Aktualitet

policia-durres2015Një 31- vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një bashkëmoshatari të tij gjatë orëve të paradites pas nje konflikti te castit ne Durres.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në Bulevardin “Dyrrahu” një zonë shumë e frekuentuar nga vendasit dhe vizitorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per fat te mire, asnjë nga plumbat nuk preken as shenjestrën e të riut, Dritan Reka. Sipas policisë qëllimi i tij ishte ta vriste bashkëmoshatarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mesohet se 31 – vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe sipas uniformave blu nuk i është gjetur asnjë armë për të cilën dyshohet se e ka fshehur ose ia ka dhënë dikujt tjetër.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe është në kërkim të personit ndaj të cilit u hap zjarr.

ME TE LEXUARAT