Perez: Ja shkaku i largimit të Casillas nga Real Madridi

Sport

perez2015Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është filmuar duke u shprehur se Iker Casillas bëri gjithçka për t’i rezistuar kritikave.

Por në fund sipas tij iku nga klubi pasi nuk mund t’i duronte dot më. Portieri ikonë e madrilenëve i dha fund qëndrimit të tij 25-vjeccar në “Bernabeu” javën e kaluar, duke u transferuar tek Porto.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pesë herë fitues i La Ligas, si edhe i tre titujve në Champions League, Casillas është përballur me akuza të forta që kur humbi për herë të parë vendin e titullarit kur Reali drejtohet nga Jose Mourinho në vitin 2012. “Ai donte të largohej, pasi nuk mundej dot më,” citohet të ketë thënë Perez.

Presidenti arriti të organizonte në minutat e fundit një ceremoni lamtumire për portierin ditën e hënë. Ceremonia u zhvillua vetëm 24 orë pas kritikave të ashpra që kanë ardhur nga një pjesë e tifozerisë madrilene, pasi klubi e la Casillasin të vetëm për të lexuar një deklaratë për largimin e tij.

Perez dhe Real Madrid në qëndrimet e shprehura kanë deklaruar se vendimi për t’u larguar ishte një zgjedhje personale e Casillasit, por Santos Marquez, një nga njerëzit në qëndër të marrëveshjes që e transferoi atë në Portugali, thotë se fituesi i Kupës së Botës u detyrua me forcë të largohej nga klubi.

“Casillas nuk vendosi asnjëherë të braktiste anijen dhe të largohej nga Reali. Ai është shtyrë,” i tha Marquez gazetës “Marca”. “Gjashtë vjet më parë, kur aty ishin Guti dhe Raul, ai ishte i dënuar. Ai ishte kapiteni dhe ishte i dënuar. Në asnjë moment nuk dëgjova Rafa Benitez të thoshte: ‘E dua apo nuk e dua Casillasin.”

Largimi i portierit ka trazuar situatën te Real Madridi dhe ka detyruar drejtuesit e tij të mos bëjnë lëvizje të tjera për momentin në merkato. Ndryshe nga vitet e tjera madrilenët deri tani kanë qënë shumë të heshtur dhe më shumë janë përpjekur të frenojnë një largim të mundshëm të mbrojtësit Sergio Ramos, sesa të kërkojnë lojtarë të rinj.

ME TE LEXUARAT